Connect with us

Prishtina

Zjarr i madh në qendër të Prishtinës

Published

on

Një zjarr ka kapluar një objekt afër “Hotel Grand” në kryeqytet. Shkaktari ende nuk dihet por njësitë e zjarrfikësve dhe policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, shkruan Paper Radio.

Ende nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo për dëme materiale.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e
Prishitnës, Flora Ahmeti

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.

Lajmet

Votojnë kandidatët për kryetar të Prishtinës

Published

on

Kandidatët për kryetar të Prishtinës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Kandidati i VV-së, Arben Vitia tha se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe jetën e qytetarëve.

“Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, sot eshtë një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë por për jetët tona. Sot flasin qytetarët dhe është me rëndësi që qytetarët me verdiktin e tyre sot. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje, sepse sa më masive aq më i fortë është verdikti i qytetarëve, të cilit i nënshtrohemi ne”, tha Vitia.

Daut Haradinaj nga AAK tha se sot është ditë feste, duke i ftuar qytetarët sipas tij të bëhen pjesë e ndryshimit.

“Urime, sot është një ditë feste, procesi po shkon shumë i qetë, lus qytetarët e kryeqytetit që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të cilin të gjithë e dëshirojnë. Falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që këto zgjedhje të jenë zgjedhjet në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, Gëzim Mehmeti nga AKR, i ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar. I lusim të gjithë qytetarët e Prishtinës që të dalin masovikisht të votojnë dhe të bëjnë zgjidhje që do të jetë zëri i tyre, zë i fuqisë së tyre për t’i zgjidhur problemet e qytetit. Të votojnë më të mirin që ata mendojnë. Vota është e shenjt dhe demokratike. Prishtina meriton gëzim, Prishtina, shpresojmë se do të jetë ditë e suksesshme. I lus qytetarët e Prishtinës që të dalin masovikisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike”, deklaroi Mehmeti.

Kandidati nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka ftuar qytetarët që të votojnë sipas tij për të ardhmen e Prishtinës

“Ka qenë një kampanjë fenomenale, fer, ku kemi pasur të gjithë me pa dhe dëgjuar. Tash ndihem edhe më i lumtur demokratik të Kosovës, ku kemi të drejtën të gjithë të bëjmë votën tonë. Të marrim përgjegjësinë dhe të ardhmen e kryeqytetit. Unë ndihem i lumtur dhe i ftoj të gjithë të votojnë dhe ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit tonë të dashur”, u shpreh Rama.

Ndërsa kandidati i PDK-së Uran Ismaili përveç ftesës për të marrë pjesë në votime, tha se po i pret me padurim rezultatet e sotme.

“Është nder dhe privilegj me qenë një ndër kandidatët për kryetar në Prishtinë. I falënderojë gjithë qytetarët që për këto 5 muaj më ofruan mbështetje dhe më dhanë shumë dashni në këtë rrugëtimin tonë të përbashkët. E pres me padurim rezultatin e natës sotme dhe e konsideroj të rëndësishme këtë garë, prandaj ftoj të rinjtë dhe të moshuarit e Prishtinës të dalin dhe me votën tyre ta zgjedhin kryetarin e komunës. Kjo është datë me rëndësi, prandaj ftoj qytetarët të dalin dhe me votën e tyre të vendosin kush do të jetë kryetar i komunës”, tha Ismaili.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me Covid-19

Published

on

Komuna e Prishtinës vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Kryeqyteti ka 198 raste aktive me koronavirus, duke lënë pas Gjilanin me 77, Prizrenin me 73, Ferizajn me 66, Rahovecin me 59 dhe komuna tjera me më pak raste.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në nivel vendi janë 1043 raste aktive.

Vetëm dje një person ka vdekur dhe 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Continue Reading

Lajmet

Në Prishtinë janë 202 raste aktive me Covid-19

Published

on

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë më së shumti raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht kryeqyteti ka 202 raste aktive me koronavirus.

Pas Prishtinës, 77 i ka Gjilani, 71 Prizreni, 68 Ferizaj, 59 Rahoveci dhe komuna tjera me më pak raste.

Në nivel vendi janë 1051 raste aktive me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të infektimit ndërkaq nuk ka pasur të vdekur.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina