Connect with us

Lajmet

Votojnë kandidatët për kryetar të Prishtinës

Published

on

Kandidatët për kryetar të Prishtinës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Kandidati i VV-së, Arben Vitia tha se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe jetën e qytetarëve.

“Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, sot eshtë një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë por për jetët tona. Sot flasin qytetarët dhe është me rëndësi që qytetarët me verdiktin e tyre sot. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje, sepse sa më masive aq më i fortë është verdikti i qytetarëve, të cilit i nënshtrohemi ne”, tha Vitia.

Daut Haradinaj nga AAK tha se sot është ditë feste, duke i ftuar qytetarët sipas tij të bëhen pjesë e ndryshimit.

“Urime, sot është një ditë feste, procesi po shkon shumë i qetë, lus qytetarët e kryeqytetit që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të cilin të gjithë e dëshirojnë. Falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që këto zgjedhje të jenë zgjedhjet në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, Gëzim Mehmeti nga AKR, i ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar. I lusim të gjithë qytetarët e Prishtinës që të dalin masovikisht të votojnë dhe të bëjnë zgjidhje që do të jetë zëri i tyre, zë i fuqisë së tyre për t’i zgjidhur problemet e qytetit. Të votojnë më të mirin që ata mendojnë. Vota është e shenjt dhe demokratike. Prishtina meriton gëzim, Prishtina, shpresojmë se do të jetë ditë e suksesshme. I lus qytetarët e Prishtinës që të dalin masovikisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike”, deklaroi Mehmeti.

Kandidati nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka ftuar qytetarët që të votojnë sipas tij për të ardhmen e Prishtinës

“Ka qenë një kampanjë fenomenale, fer, ku kemi pasur të gjithë me pa dhe dëgjuar. Tash ndihem edhe më i lumtur demokratik të Kosovës, ku kemi të drejtën të gjithë të bëjmë votën tonë. Të marrim përgjegjësinë dhe të ardhmen e kryeqytetit. Unë ndihem i lumtur dhe i ftoj të gjithë të votojnë dhe ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit tonë të dashur”, u shpreh Rama.

Ndërsa kandidati i PDK-së Uran Ismaili përveç ftesës për të marrë pjesë në votime, tha se po i pret me padurim rezultatet e sotme.

“Është nder dhe privilegj me qenë një ndër kandidatët për kryetar në Prishtinë. I falënderojë gjithë qytetarët që për këto 5 muaj më ofruan mbështetje dhe më dhanë shumë dashni në këtë rrugëtimin tonë të përbashkët. E pres me padurim rezultatin e natës sotme dhe e konsideroj të rëndësishme këtë garë, prandaj ftoj të rinjtë dhe të moshuarit e Prishtinës të dalin dhe me votën tyre ta zgjedhin kryetarin e komunës. Kjo është datë me rëndësi, prandaj ftoj qytetarët të dalin dhe me votën e tyre të vendosin kush do të jetë kryetar i komunës”, tha Ismaili.

Kosova

Kurti kërkon liberalizimin e vizave

Published

on

Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në një takim me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, Oliver Varhelyi.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se në Bruksel është biseduar për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit.

“Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takimin që i paraprinë mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

Kurti po ashtu është takuar edhe me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në takim, sipas Qeverisë, Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane. U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

Continue Reading

Lajmet

​Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Published

on

Kuvendi komunal i Prishtinës ka mbajtur mbledhjen inauguruese, ku u betuan kryetari i zgjedhur, Përparim Rama dhe asamblistët e rinj.

Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme.

Para pranim-dorëzimit të detyrës, u pa një përqafim i “ngrohtë” mes ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe Përparim Ramës.

Në legjislaturën e re të asamblesë komunale u panë të jenë gjithë këshilltarët komunal nga gjitha partitë politike, përveç ish kandidatit të LVV-së për kryetar, Arben Vitia.

Asamblistët e LVV-së, u betuan edhe para flamurit kombëtar, të cilin e kishin vendosur para tavolinave të tyre.

Continue Reading

Lajmet

“Prite n’Shesh”, aktiviteti nga Komuna e Prishtinës që fillon më 10 dhjetor

Published

on

Edhe këtë vit për festat e fundvitit Komuna e Prishtinës ka planifikuar aktivitete të ndryshme kulturore.

Komuna ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të organizohet aktiviteti “Prite n’Shesh”.

Sipas Komunës, ky aktivitet do të mbahet nga 10 dhjetori deri më 31 dhjetor.

Njoftimi i plotë i komunës:

Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n’Shesh!

Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021.

Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti.

Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan!

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina