Connect with us

Tech

Vlera e Bitcoin arrin 60 mijë dollarë

Published

on

Monedha dixhitale, Bitcoin po vazhdon të rritet përkundër paralajmërimeve se do të zbret vlera e saj.

Falë optimizmit në rritje të investitorëve, ai arriti në 60 mijë dollarë në orët e para të ditës së premte (sot), që është më i larti në gjashtë muajt e fundit, raporton coindesk.

Pozitiviteti në treg u shkaktua nga raportet mbi miratimin e mundshëm të ETF-it të parë amerikan të bitcoin (fondi i tregtuar në këmbim).

Bitcoin u rrit me 3.87 për qind dhe arriti në 59.539 dollarë në 01:51 sipas kohës Lindore. Etherum u rrit 1.23 për qind në të njëjtën kohë – në 3,837 dollarë.

Tech

Performancat mahnitëse të Audi RS7

Published

on

Kjo veturë Audi RS7 mund të duket si diçka e zakonshme nga jashtë, por nën “kapak”, është larg standardit.

Bëhet fjalë për një veturë e cila falë disa akordimeve dhe modifikimeve, prodhon 950 kuaj fuqi.

Kështu, ajo mund të vlerësohet si diçka e përsosur për ta vozitur në autostradë ku shpejtësia është e pakufizuar.

Veç kësaj, kjo kupe e bukur me 4 dyer ka mjaft stil dhe performancë për të vënë në siklet shumicën e makinave në rrugë.

Fuqia e makinës vjen nga një motor V8 4.0-litërsh dhe fuqia dërgohet përmes një transmisioni automatik me 8 shpejtësi që e dërgon fuqinë në të katër rrotat përmes sistemit legjendar të Audi-t me të gjitha rrotat Quattro.

Kjo Audi RS7 mund të shpejtojë nga 0 në 60 në rreth 3.0 sekonda, gjë që është befasuese për një sedan me katër ulëse. 

2021 audi rs7
2021 audi rs7
2021 audi rs7 rear
2021 audi rs7

Continue Reading

Tech

BMW rikthen logon e vjetër për të festuar 50 vjetorin e “M Sport”

Published

on

Kompania e njohur e veturave, BMW pritet që të rikthehet me diçka mjaft të veçantë për të festuar 50 vjetorin e “M Sport”.

Klientët do të kenë mundësi që të zgjedhin logot e vjetra, të cilat përfshijnë ngjyrën blu, të kuqe dhe vjollce, ashtu siç ishte kjo logo në fillim të hapjes së kompanisë, transmeton Paper Radio.

Kompania do të fillojë që të marrë porosi për vetura që nga marsi i 2022-ës. Kurse, çmimi nuk është bërë i ditur ende.

BMW Motor Sport filloi prodhimin në vitin 1972 kurse filloi garat në vitin 1973.

Continue Reading

Tech

Kompania e njohur teknologjike anulon shitjet në Turqi

Published

on

Kompania teknologjike Apple ka pezulluar shitjet online të pajisjeve të saj në Turqi, pasi vendi është goditur nga një krizë e fortë inflacioni. Apple nuk ka dal ende me njoftim zyrtar e do të pezullojë shitjet, por ato online tashmë janë të padisponueshme në këtë vend.

Inflacioni në Turqi aktualisht është 20 për qind. Vlera e lirës ka rënë me 40 për qind që nga fillimi i këtij viti dhe vetëm vitin e kaluar kjo rënie ishte 20 për qind. Sipas CNBC-së, kjo filloi të ndodhte në vitin 2018, si rezultat i një kombinimi të përkeqësimit të marrëdhënieve gjeopolitike me Perëndimin, deficiteve, rënies së rezervave valutore dhe rritjes së borxhit.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina