Connect with us

Sport

Vendoset se në cilin shtet do të mbahen Lojërat Olimpike 2032

Published

on

Qyteti australian Brisbën do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2032, pasi Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka miratuar të mërkurën këtë rekomandim të bordit ekzekutiv.

Brisbën, ku një turmë njerëzish është mbledhur për të shikuar njoftimin në ekranin e madh, është bërë qyteti i tretë australian që organizon këto Lojëra, pasi Melbërnit më 1956 dhe Sidnejt më 2000.

Kjo përzgjedhje nënkupton se Australia bëhet vetëm shteti i dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, që organizon Lojërat Olimpike në tri qytete të ndryshme.

Një mori qytetesh dhe shtetesh kanë shprehur interesim për të organizuar këto Lojëra më 2032, përshirë Indonezinë, Hungarinë, Kinën , Katarin dhe rajonin Ruhr të Gjermanisë.

Megjithatë, Brisbën është konsideruar “nikoqir i preferuar”.

Ky qytet ka fituar më shumë pikë për shkak të përqindjes së lartë të hapësirave ekzistuese, mbështetjes nga të gjitha nivelet qeveritare dhe sektori privat, përvojën në organizim të ngjarjeve të mëdha dhe motit të favorshëm.

Lojërat Olimpike këtë vit mbahen në Tokio, Japoni.Ato pritet të nisin më 23 korrik, ndonëse ka shqetësime për shpërthime të reja të koronavirusit.

Lojërat Olimpike Verore më 2024 do të mbahen në Paris, ndërsa më 2028 në Los Angeles në SHBA.

Continue Reading

Sport

Ekipi olimpik pritet sot me ceremoni shtetërore

Published

on

Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike do të zbarkojë sonte në orën 19:50 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet me ceremoni shtetërore.

Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media, ku marrin pjesë trajneri Driton Kuka, trajneri Agron Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Ekipi i xhudos më pas do të vijë në sheshin “Zahir Pajaziti” rreth orës 21:00, ku qytetarëve do t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi hyn në historinë e sportit të Kosovës, pasi në lojërat olimpike në Tokio fituan dy medalje të arta.

Continue Reading

Sport

Kosova ka portierë të mrekullueshëm por mungojnë trajnerët

Published

on

Në emisionin 91+ në “ Paper Radio”, këtë javë i ftuar ka qenë portieri i viteve ‘80 dhe ‘90 si dhe trajner i portierëve të Kombëtares së Kosovës për U-19 për 15 vite, Xhelal Karabegu.

Ai ka folur për rolin e portierëve në fushën e sportit modern, gjithashtu Karabegu ka folur edhe për portierët që ai ka punuar me ta duke përmendur si: Visar Bekaj, Betim Halimi, Etrit Berisha, ai ka thënë se mburret me suksesin e tyre.

Kur është pyetur për portierin e Kombëtares, Arianit Muriq,  Karabegu ka thënë se është portier shumë i mirë.

“Kur e kap topin Muriqi e kur e pason, lojtarët dridhen, ai është portier shumë i mirë, por ende nuk është përshtatur me lojtaret e Kombëtares, si shkak i avancimi të lartë të tij, kombëtarja jonë nuk është e përgatitur për këtë nivel të futbollit”, tha Karabegu.

Tutje ai shtoi se tani kemi portier por kemi mungesë të trajnerëve.

“Po flas haptas, tani ka shumë portierë por nuk ka trajner, licenca që je trajner është veç një copë letre që ki drejt me punë, më shumë tash po duan kuantitet sesa kualitet, trajnerët e portierëve duhet me qenë guximtar dhe shumë punëtor e jo me shikuar nepotizmin” është shprehur Karabegu.

Gjatë emisionit ai ka paralajmëruar edhe për një super portier që gjatë viteve të ardhshëm do të vijë, ai është Loris Shala i cili karrierën e tij është duke e zhvilluar në elitën angleze në skuadrën e “West Ham”.

Continue Reading

Sport

Prishtina në raundin e tretë të Ligës së Konferencës përballet me Bodo/Glimt

Published

on

Kampioni i Superligës së Kosovës FC Prishtina pavarësisht humbjes mbrëmë me rezultat 4:2 nga Connah’s Quay Nomads, arriti të sigurojë plasmanin tutje për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë, të cilën e zhvilluan si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Plisat” siguruan fitore 4:1, ndërsa me humbjen e mbrëmshme 4:2, rezultati i përgjithshëm ishte në favor të Prishtinës 6:5.

E mbrëmë, të dy golat për Prishtinën i realizoi mesfushori 26 vjeçar Endrit Krasniqi, fillimisht duke shënuar në minutën e 29’ dhe në atë të 42’-të.

Pasi siguruan biletën drejt raundit të tretë në Ligën e Konferencës, tani Prishtinën e pret takimi me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt.

Ndeshjen e parë “Plisat” do të jenë vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila zhvillohet më datën pesë gusht, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 12 gusht.

Ndeshja e parë

5 gusht, 20:00 Prishtina – Bodo/Glimt (Stadiumi Fadil Vokrri)

Ndeshja e kthimit

12 gusht, 18:00 Bodo/Glimt – Prishtina (Stadiumi Aspmyra)

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina