Connect with us

Sport

United e konfirmon se Varane do të mungojë disa javë

Published

on

Mbrojtësi Raphael Varane do të jetë jashtë fushave për disa javë, pas lëndimit që e pësoi në fitoren e Francës në finale të Ligës së Kombeve kundër Spanjës, konfirmon gjigandi anglez Manchester United.

Trajneri i Francës Didier Deschamps u detyrua që ta zëvendësoj Varanen me mbrojtësin Dayot Upamecano para pjesës së parë, në fitoren 2:1 të Francës kundër Spanjës.

Tani, Manchester United e konfirmon që mbrojtësi ka pësuar një lëndim në muskul të kofshës, dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën për disa javë.

“Raphael Varane ka pësuar një lëndim në muskul të kofshës në finalen e Ligës së Kombeve dhe tani ka filluar rikuperimin me klubin. Ai do të mungojë për disa javë.

Po ashtu, ende nuk dihet për gjendjen e partnerit në qendër të mbrojtjes të Varane, dhe kapitenit të skuadrës Harry Maguire i cili nuk u paraqit në ndeshjet e United kundër Villarreal dhe Everton për shkak të lëndimit në muskul mbrapa këmbës.

Raportohet se Varane do të mungojë në ndeshjet e Manchester United kundër Leicester City, Liverpoolit, Tottenham e Manchester City dhe në dy ndeshjet kundër Atalantas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

Premier Liga angleze, derbi mes Leicester e Manchester United

Published

on

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të jetë mes skuadrës së Watford dhe gjigandit anglez Liverpoolit, ku ky i fundit do të jetë mysafirë në stadiumin “Vicarage Road”.

Kurse, derbi në programin e sotëm do të jetë ai mes Leicester Cityt dhe Manchester United, ku në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga barazimet në javën e fundit të zhvilluar.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Chelseat me 16 pikë, një më pak se Liverpooli në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Manchester United dhe Manchester City në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 14 sosh.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Burnley dhe Newcastle me nga tre pikë, kurse Norwich zë vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.

Continue Reading

Sport

Sot zhvillohen edhe tre ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës

Published

on

Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot, ku në program do të zhvillohen edhe tre ndeshje tejet interesante.

Fokusi do të jetë te përballja mes Gjilanit dhe Ballkanit, ku të dy skuadrat i ndan një vend në tabelë dhe tre pikë.

Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes kampionit aktual të Superligës së Kosovës Prishtinës dhe kampionit të Kupës së Kosovës, skuadrës së Llapit.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, Ballkani renditet në pozitën e dytë në tabelë më 16 pikë, tre më shumë se kundërshtari i sotëm Gjilani që zë vendin e tretë.

Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës këtë sezon nuk po tregon formë të mirë, ku pas tetë ndeshjeve zë vendin e gjashtë në tabelë me 10 pikë, kurse skuadra e Llapit gjendet e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Dukagjini – Malisheva (Stadiumi 18 qershori)

13:00 Gjilani – FC Ballkani (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

13:00 Prishtina – KF Llapi (Stadiumi Fadil Vokrri)

Continue Reading

Sport

Reagojnë “Dardanët”: Suksese pasardhësit, falënderime trajnerit Challandes

Published

on

Sot, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar që trajneri Bernard Challandes nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares së Kosovës.

Pas 40 ndeshjeve si trajner i ekipit A të Kosovës, Challandes ka regjistruar 17 fitore, tetë barazime dhe 16 humbje.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe tifo-grupi kosovar “Dardanët”, të cilët e falënderuan Challandes për kontributin e dhënë drejt Kosovës, dhe i uruan suksese pasardhësit të tij në kombëtare.

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara”, shkruante në postimin e “Dardanëve” në “Facebook”.

“Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës. Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”, shkruante më tej në postimin e “Dardanëve”.

Nën drejtimin e Challandes, në tre ndeshjet e fundit që Kosova i zhvilloi, regjistroi humbje kundër Kombëtares së Spanjës, Suedisë dhe asaj të Gjeorgjisë.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina