Connect with us

Life

Tri shenjat me fat për këtë javë

Published

on

Që nga kjo javë, baticat po kthehen, duke i lënë vendin pulovrave të ngrohta dhe ditëve me shi. Të gjithë do të gjejnë diçka për të dashur në këtë ndryshim vjeshtor, por shenjat e Zodiakut që do të kenë javën më të mirë të 20 shtatorit 2021 janë si më poshtë.

Binjakët

Po i afroheni një periudhe tepër emocionuese kohore, të paktën sipas astrologjisë. Në fund të fundit, dielli, Mërkuri, Venusi dhe Marsi po dërgojnë magji në shtëpinë tuaj të pestë të kënaqësisë dhe krijimtarisë këtë javë. Ju mund të pushoni dhe të bëni atë që ju bën të lumtur. Ju madje mund të flirtoni ose të futeni në disa arte dhe zanate. Kozmosi po ju bën thirrje që të shprehni veten pa falje, sepse jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar atë duke u shqetësuar për atë që mendojnë të tjerët.

Peshorja

Është një kohë e bukur për të qenë një peshore, nuk mendoni? Që nga kjo javë, fillon sezoni i peshores, duke ju ndihmuar të rilidheni me besimin tuaj dhe ndjenjën tuaj për veten. Në astrologji, sezoni juaj i ditëlindjes njihet si “kthimi juaj diellor”, duke shënuar një moment introspeksioni si dhe motivimi. Tani është koha të mendoni për vitin e kaluar të jetës tuaj. Reflektoni për vendimet që keni marrë, mundësitë që kanë ardhur dhe përvojat nga të cilat keni mësuar. Pastaj, le t’ju inkurajojmë të bëni plane të reja, për të mishëruar personalitetin tuaj edhe më kuptimplotë.

Peshqit

Ju jeni një shenjë natyrisht intuitive e Zodiakut. Të jesh peshqit në thelb do të thotë të jesh në gjendje të dish se diçka do të ndodhë para se të ndodhë në të vërtetë. Dhe këtë javë, një hënë e plotë në peshqit është parashikuar të ndodhë, duke ju ndihmuar të kapni aftësitë tuaja psikike edhe më thellë se zakonisht. Kjo hënë e plotë jo vetëm që ju sjell vizione nga e ardhmja, por gjithashtu ju ndihmon të aktivizoni fuqinë tuaj të plotë. Kjo ju ndihmon të mbani mend se kush jeni dhe gjithçka për të cilën jeni të aftë

Life

Disa nga qytetet dhe fshatrat më të bukura të Gjermanisë

Published

on

Gjermania është një nga vendet që ka mjaft hapësira të bukura, si brenda qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Mediumi i njohur Guardian ka listuar vendet më të bukura të Gjermanisë, të cilat ja vlen që të vizitohen.

Banja e Pyllit të Zi

Pamje alpine dhe një plazh, pranë Mynihut

Trashëgimia e Luterit, pranë Berlinit

Në malet Harz, Saksonia e Poshtme

Magjia mesjetare, Bavaria veriore

Continue Reading

Life

Kim Kardashian, po sjell diçka trendi

Published

on

Kim Kardashian njihet për stilin e saj unik dhe “shik”, si dhe aq i rrezikshëm sa për të guxuar kur bëhet fjalë për modën e re. Ylli i “KUWTK” postoi mbrëmjen e djeshme një pamje ku shihej e gjitha e veshur me të zeza teksa ra në sy aksesori më i veçantë i saj. Syzet e mëdha me skeletin e mbuluar tërësisht nga pellushi duket se do të kthehet shumë shpejt në një trend.

Por, Kim nuk u mjaftua vetëm me këtë detaj prej pellushi pasi dhe çantën e saj e përzgjodhi po me këtë material. Një veshje tepër luksoze ashtu siç i përshtatet një ikone mode si Kim Kardashian. Menjëherë komentet vërshuan duke e përgëzuar atë për pamjen në fjalë. Por, nuk muguan as komentet “pikante” nga ndjekësit.

Disa prej tyre e komentuan veshjen e Kim si të përshtatshme për një ceremoni funerale. Ndërsa, disa të tjerë aluduan se ylli i “KUWTK” sapo na prezantoi me veshjen e saj për Halloween për këtë vit.

Continue Reading

Life

Vendet që prodhuan më së shumti kafe

Published

on

Kafja është një nga pijet më të përdorura në botë andaj prodhimi i saj ka mjaft rëndësi.

Në fund të vitit 2020, dhjetëshja e vendeve që prodhuan më tepër kafe përbënë 87% të aksioneve të këtij produkti në bursë.

Më poshtë do të gjeni listën e vendeve që prodhojnë më tepër kafe në botë si dhe të ardhmen e kësaj industrie gjigante.

Brazili për momentin zë vendin e parë duke prodhuar 63.4 milionë kilogram vetëm në vitin 2020.

Sipas Organizatë Ndërkombëtare të Kafesë, në 2020 u prodhua një total prej 169.6 milionë thasësh 60-kilogramësh.

Lista e 20 vendeve që prodhuan më tepër kafe:

Brazili

Vietnami

Kolumbia

Indonezia

Etopia

Honduras

India

Uganda

Meksika

Peru

Guatemala

Nikaragua

Cote d-Ivoire

Kosa Rika

Tanzania

Kenia

Papua Nju Guineja

Laos

El Salvador

Tailanda

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina