Connect with us

Kulturë

“The House of Gucci”, shfaqet premier në Londër

Published

on

Në Londër është mbajtur premiera e filmit “The House of Gucci”. Në premierë të pranishëm ishin edhe aktorët e filmit si dhe yje të shumtë të tjerë të showbizit. Këngëtarja e Lady Gaga e cila ishte pjesë e kastit të aktorëve tha se përgatitjet e gjata për ta portretizuar Patrizia Reggianin në këtë film, mund të kenë lënë efekt të përhershëm tek ajo.

Film “The House of Gucci”, është me regji të Ridley Scottit dhe bazohet në librin e vitit 1995 që flet për vrasjen me pagesë të nipit të Guccit, Maurizio, dhe gjykimin dhe dënimin e ish-bashkëshortes së tij, Patrizia Reggiani, e cila kreu 16 vjet burg për kontraktimin e vrasësit të burrit të saj.

Kasta e aktorëve të këtij filmit përbëhet nga : Adam Driver, Jared Leto, Al Pacino, Salama Hayek, Jeremy Irons, Jack Huston, Camille Cottin dhe Madalina Ghenea. “House of Gucci” debuton në kinematë e Shteteve të Bashkuara më 24 nëntor, ndërsa në Britani të Madhe fillon së shfaquri nga 26 nëntori i këtij viti.

Kulturë

Fshihet llogaria e Alec Baldwin në Twitter

Published

on

Llogaria kryesore e Alec Baldwin në Twitter është fshirë disa ditë pas intervistës së tij të parë që nga vrasja fatale e kinematografisë Halyna Hutchins.

Baldwin, 63 vjeç, kishte dy llogari të verifikuara në Twitter, në njërën prej të cilave ai ishte veçanërisht aktiv.

Është ajo llogari, e cila është mbyllur dhe fshirë nga platforma e mediave sociale.

Në nëntor, llogaria i ndryshoi cilësimet e saj në ‘private’, që do të thotë se të vetmit përdorues të lejuar të ndiqnin llogarinë ishin në gjendje të shihnin çdo tweet ose postim të ri, por ajo llogari tani është zhdukur plotësisht

Continue Reading

Kulturë

Maggie Gyllenhaal debuton si regjisore

Published

on

Maggie Gyllenhaal do të debutoj si regjisore me dramën “The Lost Daughter”. Filmi bazohet në romanin me të njëjtin emër të autores Elena Ferrante. “The Lost Daughter” fokusohet në pushimet verore të kryepersonazhit Leda Caruso, e cila portretizohet  në film nga Olivia Colman.

Premierën botërore ky projekt e shënoi në edicionin e 78-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Venecie, ku Gyllenhaal e fitoi çmimin “Golden Osella Award” në skenarin më të mirë. Nga 17 dhjetori do të shfaqet nëpër kinema të ndryshime të botës, kurse nga 31 dhjetori shfaqet edhe në Netflix.

Pjesë e kastit të filmit janë: si Olivia Colman, Dakota Johnson, Jessie Buckley, Paul Mescal, Dagmara Domińczyk, Oliver Jackson-Cohen, Peter Sarsgaard dhe Ed Harris.

Continue Reading

Kulturë

Netflix po kthen mesazhin e “Falënderimeve” në film

Published

on

Gjashtë vjet më parë, një gjyshe në Arizon ftoi gabimisht një të huaj në darkën për festën e Falënderimeve .

E gjitha filloi si një mesazh aksidental, por e cila u kthye në një shkëmbim humoristik që u bë shpejt viral në mediat sociale. Ky mesazh u kthye në një miqësi mes Wanda Dench dhe Jamal Hinton, e cila ka thyer diçka të pamundur në një traditë për festat e ngrohta.

Tani, Netflix po e kthen këtë histori të lezetshme në një film artistik.

Me titullin “Teksti i Falënderimeve”, filmi  do të rrëfejë historinë e vërtetë që filloi në vitin 2016 , kur Wanda Dench mendoi se po i dërgonte mesazh nipit të saj për të parë nëse ai do të vinte për Darkën me Gjel Deti.

Teksa ajo kishte shtypur numrin e gabuar të telefonit. Ajo në fakt i dërgoi mesazh Jamal Hinton, një maturanti në atë kohë, i cili e pranoi ftesën e saj dhe që atëherë ka marrë pjesë në festën e saj çdo vit.

Mesazhi i kësaj miqësie filloi teksa Dench e ftoi në darkë “në orën 15:00 këtu”. Kur Hinton e pyeti se kush ishte, Dench u përgjigj: “Gjyshja jote”.

Pasi dërgoi një selfie, Hinton u përgjigj: “Ti nuk je gjyshja ime” dhe me shaka shtoi: “A mund të marr akoma një pjatë?”

Dench i ktheu mesazh: “Sigurisht që mundesh. Kjo është ajo që bëjnë gjyshet. I ushqejnë të gjithë.”

Dhe kështu, lindi një ritual i dashur i Falënderimeve.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina