Connect with us

Showbizz

Stefani e Shelton i japin fund beqarisë

Published

on

Çifti i njohur Gwen Stefani dhe Blake Shelton i kanë dhënë fund beqarisë. Gjatë vikendit që lamë pas çifti kurorëzoi dashurin e tyre në një ceremoni të vogël kështu kanë raportuar mediat në Amerikë, pasi vetë Stefani publikoi fotot e martesës.

Stefani dhe Shelton ditë më parë u raportua se kanë bërë kërkesë për martesë në Oklahoma.

Dyshja janë bashkë nga viti 2015 kur të dy u takuan si trajnerë në “The Voice”.

Showbizz

Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show”

Published

on

Në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show” të mbajtur në LA Convention Center Downtown e pranishme ishte edhe ylli shqiptar Rita Ora.

Ora ka tërhequr vëmendjen me ngjyra që ka vendosur të kombinohet, me një bluzë të kaltër dhe një palë pantallona vjollcë.

Ajo dukej komode në stilin e saj të modës, ndërsa në kontrast me veshjen, kishte veshur një palë taka të kuqe me shkëlqim. Rita u cilësua si nikoqire e mbrëmjes ndërsa 15 % e biletave për shfaqjen artistike do t’i dhurohen Spitalit të Fëmijëve të Saint Jude.

Rita muajve të fundit ka ndarë kohën e saj mes Australisë ku ajo është paneliste e jurisë së “The Voice”

Continue Reading

Showbizz

Shakira po përballet me gjyqin në Spanjë

Published

on

Këngëtarja e njohur Shakira rrezikon të përballet me gjyqin në Spanjë për pretendimin e shmangies së taksave në vlerë 15.2 milionë euro.

Prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare kolumbiane për 6 vepra penale, të cilat nëse ajo dënohet për ato mund të përfundojë në burg.

Ata pretendojnë që prodhuesja e hitit “Hips Don’t Lie” ndaloi pagimin e taksave në Spanjë në vitet 2012, 2013 dhe 2014. Shakira ka thënë më parë se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës. Tani një gjykatës ka përfunduar se ka ‘indikacione të mjaftueshme’ që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e pagesës së 14.5 milionë eurove. Besohet se Shakira ka në plan të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër vendimit

Muzikantja mohoi akuzat për mos pagimin e taksës kur jetoi në Spanjë midis viteve 2011 dhe 2014, gjatë një seance në Esplugues de Llobregat, pranë Barcelonës..

Rikujtojmë, se Shakira pak kohë më parë vendosi të shesi të drejtat e saj muzikore. Të gjitha 145 këngët e saj, duke përfshirë “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Wherever” dhe “She Wolf”, janë përfshirë në marrëveshjen e shitjes.

Continue Reading

Showbizz

Jamie Lee Curtis ka zbuluar se fëmija i saj është transgjinor.

Published

on

Aktorja Jamie Lee Curtis, 62-vjeçare zbuloi lajmin se fëmija i saj tashmë Ruby, është transgjinor, ajo është 25-vjeçare dhe punon si redaktore e lojërave kompjuterike.

Jamie Lee i tha revistës AARP se ajo dhe burri i saj “kanë parë me habi dhe krenari si djali ynë u bë vajzë. Ajo dhe i fejuari i saj do të martohen vitin e ardhshëm në një martesë që unë do ta drejtoj”, tha Lee.

Jamie Lee dhe Christopher janë gjithashtu prindër të Annie, 34 vjeç, e cila është një instruktore vallëzimi. Ajo shtoi se nuk ka nipër e mbesa: “Jo akoma, por shpresoj që të ketë.” Jamie Lee dhe Ruby dikur u bënë virale pasi bënë cosplay në tapetin e kuq vite më parë

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina