Connect with us

Kosova

Sot nisin aktivitetet për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor

Published

on

Asociacioni Kosovar i Motorizimit së bashku me Tempullin, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit nga data 18 deri më 21 nëntor do të shënojnë Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor.

Këtë vit, kjo ditë ka në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.

Këto aktivitete kanë filluar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) në vitin 1995 dhe janë miratuar nga OKB-ja përmes Rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me datë 26 tetor 2005 dhe është bërë thirrje për një Ditë Botërore vjetore të Përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, si një ditë e veçantë, e duhur dhe e dedikuar për viktimat e këtyre aksidenteve por edhe për familjet e tyre.

Ky vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm-duke nënvizuar vetë arsyet për të gjitha veprimet e nevojshme gjatë kësaj Dekade të ardhshme.

Si çdo vit, objektivat e kësaj dite janë të sigurojnë një platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për të kujtuar të gjithë njerëzit e vrarë dhe të lënduar rëndë në rrugë; pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës: tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore ndaj fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet në rrugë; avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet.

Sot në ora 10:00 do të lansohen aktivitetet për Shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, në Lebanë, rruga për Podujevë, ndërsa në orën 12:00 është aktiviteti i radhës për dhënien vullnetare të gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku, në Akademinë Tempulli.

Aktivitetet vazhdojnë nesër në orën 10:00 me një tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Siguria e të rinjve në rrugë”.

Dita e tretë dhe e fundit e aktiviteteve do të shënohet më 21 nëntor, në ora 18:00 me ndezjen e qirinjve për të gjitha viktimat e aksidenteve në trafik, te Teatri Kombëtar. 

Kosova

Mot me shi dhe reshje bore

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë mot me shi dhe reshje bore.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 dhe 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 dhe 8 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Continue Reading

Kosova

Shqiptohen 235 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat Anti-COVID

Published

on

Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat Anti-COVID.

Shkak i mosrespektimit të këtyre masave, Policia e Kosovës po shqipton gjoba.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar gjoba ndaj 235 qytetarëve të cilët nuk kanë përfill masat antiCOVID-19.

Për të parandaluar përhapjen e virusit korona, institucionet shtetërore kanë marrë masa antiCOVID-19. Masa këto që kanë hyrë në fuqi të hënë, e që u bën të ditura nëpërmjet një konference për medie të dielën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

I pari i ekzekutivit të shtetit ka thënë se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën, ku edhe ka përmendur shkallën e ulët të vaksinimit.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjec duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar. 

Continue Reading

Kosova

​322 raste aktive me COVID-19

Published

on

Aktualisht në Kosovë janë 322 raste aktive me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se të hënën se një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa tre të tjerë kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të IKShPK-së katër qytetarë janë shëruar nga COVID-19.

Ndërsa në mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit korona, institucionet shtetërore kanë marrë masa antiCOVID-19. Masa këto që kanë hyrë në fuqi të hënë, e që u bën të ditura nëpërmjet një konference për medie të dielën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

I pari i ekzekutivit të shtetit ka thënë se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën, ku edhe ka përmendur shkallën e ulët të vaksinimit.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjec duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar. 

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina