Connect with us

Lajmet

S’ka vendimmarrje, dështon miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare

Published

on

Ne mungesë kuorumi Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë projektligjin për ratifikimin e amendamentit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime me të cilën parashihet financimi i projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka arsyetuar këtë projektligj, derisa bëri të ditur se do të financohet 50 përqind grant dhe 50 përqind me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime.

“Financohet 50 përqind e grant nga korniza investuese e Ballkanit Perëndimor, kurse 60 përqind tjera me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime, pra që të dyja marrin pjesë proporcionalisht në financimin e gjysmës së projektit”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nuk janë konsultuar asnjëherë nga Vetëvendosja për këtë marrëveshje dhe se nuk janë kontaktuar as grup parlamentar për të kërkuar ndihmë.

“Derisa ne t’i kemi informatat e nevojshme, sqarimet e nevojshme, konsultimet e nevojshme, PDK nuk do të merr pjesë në votim”, tha ai.

Ndërsa deputeti nga radhët e LVV-së, Armend Muja, ka thënë se i vetmi ndryshim në këtë marrëveshje është zgjatje e afatit për implementim.

“Nuk ndryshon asgjë në përmbajtje, i vetmi ndryshim substancial është zgjatja e afatit për implementimin e kësaj marrëveshje dhe teknikalitete në emërtime. Për këtë arsye ne i rekomandojmë fuqishëm Kuvendit edhe grupeve parlamentare që në emër të interesit kombëtar dhe rëndësisë së veçantë të këtij projekti ta miratojnë në këtë Kuvend”, tha Muja.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ministri Murati, kishte bllokuar këtë marrëveshje në mandatin e kaluar.

“Edhe atëherë e ka ditur që marrëveshjet janë të mira edhe sot po thotë duhet me i bë se janë të mira…Ke prish traditën e votimit për çështje me interes nacional për interes ditor politik, tash duhet me dalë dhe me thënë që ke gabuar dhe ke mashtruar, me kërku falje për çka ke bë”, tha ai.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim për shkak të arrogancës së pushtetit.

“Ndoshta i keni numrat që unë aty ju përgëzoj nëse i keni numrat, por derisa keni këtë injorancë totale për opozitën mendoj që nuk ia vlen që të bisedojmë për këto çështje që janë me të vërtetë me rëndësi jetike për qytetarët e vendit.”, tha ai.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Mimoza Kusari-Lila.

“Nëse nuk dëshironi me votu, mos ia ngjitni emrin Hekruan Murati, por ngjitja emrin mos votimit të juaj në inatet që i keni në atë çka ka ndodhur. Ju nuk i kemi hupur zgjedhjet për arsye se nuk janë votuar ato tri marrëveshje këtu, por për shkak të kulturës së keqqeverisjes”, tha ajo.

Kundër qëndrimit të partisë së tij ka dalë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili tha se çështjet që votohen në Kuvend janë në interes të Kosovë.

Kosova

Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nis faza katërt e dezinsektimit hapësinor.

Përmes një njoftimi në Facebook, komuna shkruan se dezinsektimi do të vazhdojë deri më 7 gusht.

“Ftojmë qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanimë”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Continue Reading

Kosova

Kryeministri Kurti takohet me bashkatdhetarët: Mërgatën nuk e shohim si kapital financiar por njerëzor

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me bashkatdhetarët, e ku ka deklaruar se nuk i sheh si kapital financiar mirëpo si kapital njerëzor.

Kurti po ashtu tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.

“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë edhe këtë javë temperaturat e nxehta

Published

on

Edhe në ditët e para të muajit gusht do të mbizotëroj i nxehti afrikan.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore. Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.

Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina