Connect with us

Prishtina

Shpërthen gypi i ujit afër Pallatit të Rinisë

Published

on

Një gyp i ujit ka shpërthyer afër Pallatit të Rinisë.

Si shkak i këtij shpërthimi lagjja “Pejton”, “Lakrishtë”, një pjesë e “Dardanisë”, rruga “Rexhep Luci” dhe “Garibaldi” kanë mbetur pa ujë. Lajmi është bërë i ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU” Prishtina.

“Të nderuar konsumatorë, pas njoftimit qe kemi marrë, rezulton qe linja DN 300 mm AC ka shpërthyer afër ‘Pallatit te Rinisë’ dhe si pasoje pa furnizim me ujë kane mbetur lagjet si ne vijim: Lagjja Pejton, Lakrishte, një pjesë e Dardanisë, rr. ‘Rexhep Luci’, ‘Garibaldi’. Kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e “KRU” Prishtina.

Lajmet

Pandemia la papunë 10 për qind të grave në rajonin e Prishtinës

Published

on

Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka lansuar raportin “Përceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve në rajonin e Prishtinës”, ku janë anketuar 200 gra dhe burra, me qëllim që të informohen vendimmarrësit dhe qeverinë për politikat kryesore sociale dhe të mirëqenies.

Mrika Sefaj nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka thënë se ushqimet dhe furnizimet shtëpiake zënë midis 10 deri në 80 për qind të kostove familjare.

Ndërkohë që të ardhurat mesatare të familjes të shpenzuara për këtë kategori janë më shumë se 45%.

“Një numër jashtëzakonisht i lartë i të anketuarve femra nuk janë punësuar në 6 muajt deri në 1 të fundit, duke pohuar se pandemia ka goditur ato më së shumti prej 43,5 për qind. Gratë që kërkojnë punë janë dy herë gjasat më shumë që të jenë jashtë tregut të punës se sa burrat”, ka treguar ajo.

Veç tjerash, më shumë se shumica e grave dhe të rinjve preferojnë të punësohen jashtë vendit.

“Gratë dhe të rinjtë prej 72 për qind preferojnë të punësohen jashtë vendit, ne krahasim me burrat që kanë interesim më të ulët prej 42 për qind”, shprehet ajo.

Drejtoresha e IKS, Brikenë Hoxha theksoi se janë të përkushtuar në drejtat e grave, dhe se po punojnë që politikave publike t’iu ofrojnë të dhëna empirike.

Ndërsa menaxherja e projektit të UNOPS, Visare Gorani, ka thënë se edhe pse Kosova ka ligje të mira, ka ngecje në zbatimin e tyre.

“Askush nuk e dinë se si punëdhënësi i trajton aksidentet në punë. Kemi pasur raste kur e gjithë familja hyn në grackën e papunësisë. Është me rëndësi qe fokusi ynë, shëndeti në punë dhe siguria në punë, duhet të ketë rregullore të mira, politika të tyre ku do t’i mundesonin punë të dinjitetshme të gjithëve”, ka thënë ajo.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë se siguria dhe shëndeti në punë është shumë i plogësht.

“Punëtorët pagën minimale prej vitit 2011 nuk ka lëvizur fare prej 170 euro. Edhe pse ka pasur premtime nuk ka lëvizje. Kemi mjaft çfarë të diskutojmë por duhet të punojmë shumë më tepër”, ka theksuar ai.

Anketa dhe ky raport janë pjesë e projektit “Mbështetje për koalicionin e drejtësisë sociale”, i cili është brenda kornizës së projektit të UNOPS.

Continue Reading

Kosova

Rrëshqet dheu në Prishtinë, zona kufizohet me shirita të sigurisë

Published

on

Në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ka rrëshqitur dheu, e ku zona është rrethuar me shirita të sigurisë.

Kjo rrëshqitje e dheut ka ndodhur në rrugën “Kosturi”, fare pranë ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Banorët edhe më parë janë ankuar për ndërtimet e larta, duke thënë se dheu në këtë zonë vazhdon të mbetet i rrëshqitshëm duke i rrezikuar ata.

Continue Reading

Kosova

Anulohen të gjitha aktivitetet kulturore e sportive për ditën e sotme nga Komuna e Prishtinës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nuk do të zhvillohen aktivitete kulturore dhe sportive në kryqyetet.

Kjo për shkak të nderimit të viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

“Komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci. Të lënduarve ju urojmë shërim e rehabilitim të shpejtë’’, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Nga aksidenti i sotëm në Brod të Kroacisë, vdiqën 10 persona ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan lëndime.

E hëna është shpallur ditë zie në Kosovë.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina