Connect with us

Bota

Shkon mbi 6 milardë numri i të vaksinuarve

Published

on

Rastet e koronavirusit në nivel global kanë tejkaluar pragun prej 240 milionë, ndërsa në botë janë administruar deri më tani gati 6,6 miliardë doza vaksinash.

Kjo është përllogaritja e universitetit ”Johns Hopkins”. Sipas universitetit amerikan, që nga fillimi i pandemisë infeksionet e konfirmuara janë 240 055 011.

Në të njëjtën kohë, dozat e vaksinave të ndryshme antiCovid-19, të administruara në të gjithë botën arritën në 6 586 889 051.

Bota

Regjistrohet rasti i tretë me Omicron në Kroaci

Published

on

Instituti Kroat i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë rastin e tretë të variantit të ri të virusit, Omicron në vend.

Sipas HZJZ, krahas analizave laboratorike është bërë edhe hulumtimi epidemiologjik dhe janë ftuar të gjitha kontaktet e pacientëve që ndodhen në Kroaci për të bërë testin PCR, transmeton Hina.

Në deklaratë sqarohet se janë marrë gjithsej 16 mostra, nga të cilat 14 janë negative, një është në progres dhe një është pozitive për variantin e ri të omicron, që do të thotë se gjithsej tre raste të infektimit me këtë variant të koronavirusit janë regjistruar në Kroaci.

Më herët gjatë ditës së sotme në Kroaci u konfirmuan zyrtarisht dy rastet e para të infektimit me omicron te personat që nuk kanë qëndruar në Afrikën Jugore, por që kanë qenë në takime ku ka pasur të ftuar nga jashtë.

Continue Reading

Bota

Karl Nehammer kancelari i ri i Austrisë

Published

on

Partia në pushtet në Austri të premten e emëroi kryetar partie dhe kancelar, ministrin e Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, pas dorëheqjes së papritur të ish-kancelarit Kurz nga kreu i partisë.

“Dëshiroj të njoftoj se sot jam emëruar në mënyrë të njëzëshme nga udhëheqësia e Partisë Popullore si kryetar partie dhe njëkohësisht kandidat për kancelar”, tha Nehammer para gazetarëve.

Takimi i partisë në pushtet u zhvillua vetëm një ditë pasi Kurz, i përfshirë në një skandal korrupsioni, tha se po jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, shkruan France24.

Alexander Schallenberg, i cili e mori detyrën e kancelarit në tetor, tha të enjten se është i gatshëm të japë dorëheqje, sepse “posti i kancelarit dhe i kryetarit të partisë duhet të merren shpejt nga i njëjti person”.

Tani i përket presidentit të Austrisë që ta pranojë nominimin e Nehammer-it dhe ky i fundit të betohet, por kjo procedurë është kryesisht formalitet.

Continue Reading

Bota

Arsyet pse AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut

Published

on

Një ekip shkencëtarësh në Uells dhe SHBA beson se ka gjetur shkakun nxitës të mpiksjes jashtëzakonisht të rrallë të gjakut pas administrimit të vaksinës AstraZeneca.

Ekipi, sipas BBC, ka treguar në detaje se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës së krijuar në Oksford duke shkaktuar një reaksion zinxhir që përfshin sistemin imunitar dhe që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme.

Alan Parker, një nga studiuesit e Universitetit të Kardifit thotë se “ka ende shumë hapa që duhet të ndodhin më pas”.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina