Connect with us

Sport

Shkelqim Xhaqkaj në Sport në Paper flet për efektet anësore të steroideve

Published

on

Në emisionin “Sport në Paper”, me Rrezarta Kqikun dhe Enis Pllanën këtë javë i ftuar ishte gazetari sportiv Shkëlqim Xhaqkaj i cili ka folur rreth hulumtimit të tij lidhur me përdorimin e steroideve dhe gjithashtu ka treguar se sa e vështirë është të zhvillohet gazetaria hulumtuese në Kosovë.

Xhaqkaj fillimisht ka treguar se shumë të ri e të reja janë duke abuzuar me steroide si pasojë e mos njohurive mbi efektet anësore të tyre, “Hulumtimi ka zgjatë rreth tre muaj për me i kompletuar të gjitha palët , ndër vështirësitë që kam pasur gjatë hulumtimit ka qenë tek çështja e shtetit, vonimi i përgjigjeve nga organet kompetente”, ka thënë Shkelqim Xhaqkaj.

Steroidet sipas Agjensionit për Produkte dhe Pajisje Mjekësore janë të ndaluara që të shiten pa recetën e mjekut por Shkelqim Xhaqkaj gjatë hulumtimit të tij ka arritur që të blejë në disa barnatore ampula të steroideve pa recetë të mjekut.

Si sfidë të dytë gazetari Xhaqkaj e ka renditur, gjetjen e një personi i cili ka përdorur steroide, “Nuk kanë pranuar me fol sepse ideja ime ka qenë me pas të intervistuar një person që i ka përdorë steroidet edhe me fol për efektet anësore edhe me tregu se në çfarë forme i ka marr dhe si ka arrit me i siguru ”.

Përkundër se hulumtimi i Xhaqkajt është publikuar në media , ai thotë se ende asnjë nga organet kompetente nuk kanë ndërmarrë masa ndaj asnjërës barnatore për shitje të këtyre medikamenteve pa recetë.

Pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë ekspert të fitnesit, psikolog, kardiolog, endokrinolog, të cilët kanë treguar për efektet anësore të përdorimit të steroideve, aknet, agresiviteti, hipertensioni, ndalimi i rritjes në adoleshencë, presioni i lartë i gjakut, ndryshimet në nivel të kolesterolit, problemet e zemrës, sëmundjet e mëlçisë, përfshirë kancerin, dëmtimi i veshkave, rënia e flokëve dhe 90% e përdoruesëve mbesin edhe steril dhe shumë efekte të tjera janë disa nga dëmet që i shkaktojnë këto medikamente.

Sport

Fillon edicioni i “Australian Open”

Published

on

Turneu i parë grand slam në tenis “Australian Open”, ka filluar sot. Pas shumë ditëve zhurmë e politikë nëse duhej t’i lejohej tenistit numër  Novak Gjokoviq, pjesëmarrja edhe pa vaksinë anti-COVID, më në fund, skena ishte për vetë sportistët.

Në ditën e parë, debutuesi në këtë garë Sebastian Korda, bëri befasi të madhe, duke eliminuar me lehtësi bartësin e 12-të të turneut, Cameron Norrie me 3:0 në sete (6:3, 6:0, 6:4).

Amerikani në xhiron e dytë do të ndeshet me fituesin e meçit mes dy francezëve Corentin Moutet dhe Lucas Pouille.

Continue Reading

Sport

Shqipëria aranzhon një tjetër ndeshje miqësore

Published

on

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kuqezinjtë do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore në muajin mars.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja do të ballafaqohet me Gjeorgjinë më datën 29 mars dhe ky do të jetë ballafaqimi i 14-të ndërmjet këtyre dy vendeve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto, 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europiani e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Tre ditë para përballjes me Gjeorgjinë (26 mars), Shqipëria do të luaj kundër Spanjës, në një sfidë po ashtu me karakter miqësor.

Continue Reading

Sport

Gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar në Slloveni

Published

on

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të marrin 6 medalje në turneun ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë.

Turneu ndërkombëtar që u mbajt gjatë së dielës ishte për grupmoshat U12, U14, U16, U21.

Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.

Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21, nga të cilët 4 të artë, një i argjendtë dhe një i bronztë.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Të artë:

Dardan Cena -73 kg

Anes Veseli -100 kg

Fatjona Kasapi -57kg

Dëbora Gjakova -63 kg

I argjendtë:

Muhamedin Veseli -66 kg

I bronztë:

Rios Kuka +100 kg

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina