Connect with us

Showbizz

Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show”

Published

on

Në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show” të mbajtur në LA Convention Center Downtown e pranishme ishte edhe ylli shqiptar Rita Ora.

Ora ka tërhequr vëmendjen me ngjyra që ka vendosur të kombinohet, me një bluzë të kaltër dhe një palë pantallona vjollcë.

Ajo dukej komode në stilin e saj të modës, ndërsa në kontrast me veshjen, kishte veshur një palë taka të kuqe me shkëlqim. Rita u cilësua si nikoqire e mbrëmjes ndërsa 15 % e biletave për shfaqjen artistike do t’i dhurohen Spitalit të Fëmijëve të Saint Jude.

Rita muajve të fundit ka ndarë kohën e saj mes Australisë ku ajo është paneliste e jurisë së “The Voice”

Showbizz

Kylie Jenner sjell në treg markën e saj më të re për kujdesin ndaj bebave

Published

on

Kylie Jenner ka ndarë me fansat e saj produktet më të reja të kompanisë së saj. Ajo ka lansuar në treg produkte për fëmijë. Këto produkte përfshijnë shampo të vogla dhe kremra hidratues për lëkurën e fëmijëve. Produktet mbajnë emrin “Kylie Baby”.

Kylie lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit të saj social duke e shoqëruar me shkrimin

“Doja të krijoja diçka që do ta përdorja për fëmijët e mi. Të gjitha këto janë të testuara dhe miratuara edhe nga Stormi. Këto janë produktet e vetme që ne përdorim për gati dy vjet tani”.

Ylli i KUWTK mendohet se do të përfshijë edhe produkte të tjera si karroca, mbulesa të karrocave, ulëse për fëmijë në makinë etj.

Në muajin maj Kylie gjithashtu ka paraqitur dokumente ligjore për të sjellë në treg markën e saj më të re “Kylie Swim”. Kjo linjë e re përfshin edhe syze dielli, çanta plazhi, mbulesa dhe këpucë. Ajo tashmë mbikëqyr dhe drejton “Kylie Cosmetics” dhe “Kylie Skin”.

Continue Reading

Showbizz

Hailey mohon akuzat, Justin më bënë të ndihem e veçantë

Published

on

Hailey Bieber më në fund u jep fund fjalëve që qarkullojnë kudo në rrjet se ajo keqtrajtohet nga bashkëshorti i saj, Justin Bieber. Këto fjalë kanë nisur për shkak të disa videove ku Justin shihet tepër agresiv ndaj Hailey-t.

Ajo e bëri të ditur këtë deklaratë pasi u shfaq në episodin e së premtes të “4D With Demi Lovato” për të folur për marrëdhënien e saj me Justin dhe martesën e tyre.

“Ka kaq shumë fjalë që qarkullojnë kudo për mua, për të (Justin), për të dy ne.”-shpjegoi Hailey. “Është kaq larg së vërtetës dhe është tërësisht e kundërta.”-shtoi ajo.

Një rast që spekuloi këto fjalë ishte ndodhia në Las Vegas, ku çifti janë parë sa bashku pasi Justin do të performonte atje në një koncert. Një kamera amatore ka kapur një moment Bieber teksa i fliste Hailey-t duke i bërtitur. Të paktën kështu dukej. Një person që është gjendur pranë në ato momente ka thënë se nuk po i bërtiste asaj. Përkundrazi, Justin e kishte kapluar adrenalina dhe po fliste me tepër emocion.
Më pas, Hailey duke shmangur çështjen e këtyre fjalëve ka vlerësuar bashkëshortin e saj me fjalët më të bukura.

“Jam vërtet me fat të jem krah një njeriu që më respekton maksimalisht, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë të jetës sime. Ndaj, kur dëgjoj të kundërtën habitem,”-shprehet Hailey

Continue Reading

Showbizz

Dhurata e Kim Kardashian për asistenten e saj

Published

on

Kim Kardashian ka blerë një dhuratë prej 14 mijë dollarëve asistentes së saj Stephanie Shepherd.

Vihet re qartë që Kim Kardashian gëzon një dashuri të veçantë për asistenten e saj, këtë ajo e dëshmoi në ditëlindjen e saj të 32-të pas një dhurate që i dhuroi asaj.

Stephanie ndau një Insta-Story dhe shpërndau një video të momentit kur hapi dhuratën. Ajo e mbishkroi klipin, “Oh dhe kjo ndodhi @kimkardashian”.

Dhurata ishte një çantë Hermès Kelly. Çanta Kelly 35 Sellier Noir Black Epsom me një vlerë rreth 14,000 dollarë.

Pasi mori dhuratën, Stephanie u tha miqve të saj në festë, “Oh zot, do të blija edhe unë një tillë.”

Ajo shkroi në një postim tjetër, duke etiketuar Kim , “Besnikëria dhe bujaria juaj për miqtë dhe familjen tuaj është e pakrahasueshme”.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina