Connect with us

Muzikë

Rita Ora përsëri pjesë e “The Voice Australia”

Published

on

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qenë një sukses i madh për televizionin Channel Seven që e ka transmetuar deri tani, falë panelit të jurisë që përbëhet nga yjet më të mëdhenj të muzikës. Tashmë televizioni ka konfirmuar panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Channel Seven zbuloi ditët e fundit se të katër trajnerët, Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora, do të rikthehen vitin e ardhshëm sërish pasi shkaktuan rritje të madhe të shikueshmërisë të spektaklit. Pavarësisht disa supozimeve se Rita Ora nuk do të nënshkruante kontratën për një sezon të dytë, ajo konfirmoi se në fakt mezi po pret të kthehet dhe të ribashkohet me familjen e “The Voice” vitin e ardhshëm.

Kohët e fundit u përhapën thashethemet se Rita do të tërhiqej nga pozicioni i saj në shfaqje, madje flitej se ish-trajnerja Delta Goodrem do të zinte vendin e saj. Një nga trajnerët, Guy, u shpreh se sezoni i kaluar ishte një nga kohët më të mira që ka kaluar ndonjëherë në televizion, duke shtuar se ai mezi priste të kthehej vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë se sipas disa burimeve nga produksioni i shfaqjes, Rita Ora-s iu ofruan deri në një milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse.

Muzikë

Nuk ndalen çmimet për “All I Want for Christmas is You”

Published

on

Këngëtarja e njohur Mariah Carey fitoi së fundmi çmimin ‘Diamond RIAA’ nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës për këngën ‘All I Want for Christmas is You”.

Gjatë një deklarate për shtyp, Carey falenderoi fansat e saj për mbështetjen e tyre në karrierën e saj muzikore.

“Dashuria e vazhdueshme për këngën time nuk pushon kurrë duke më mahnitur dhe të mbushë zemrën time me një mori emocionesh. Çmimi RIAA DIAMOND?! Wow! Jam shumë me fat që kam fansat më të mëdhenj në Tokë, të cilët vazhdojnë për të mbështetur këngën time. Ju dua”, u shpreh këngëtarja.

“All I Want for Christmas” u publikua në vitin 1994, shkruar dhe prodhuar nga Carey dhe Walter Afanasieff.

Për të fituar çmimin, këngëtares iu desh të fitonte mbi 10 milionë shitje dhe transmetime.

Continue Reading

Muzikë

The Weeknd, artisti i vitit

Published

on

The Weeknd po bën bujë në industrinë e muzikës me çmimet e tij të njëpasnjëshme që nga publikimi i albumit “After Hours” dhe tani duke shtuar një tjetër në listë.

Këngëtari është shpallur Artisti i vitit për vitin 2021 nga Apple Music.

Apple shpalli emrat e muzikantëve më të dëgjuar në skenën muzikore duke shkëlqyer me këngët e tyre gjatë gjithë vitit.

Ndër yjet e tjerë, këngëtari 31-vjeçar shkëlqeu më së shumti dhe lidhur me këtë ai bëri dhe një reagim publik.

“Unë jam shumë mirënjohës për këtë nder të madh dhe dua të falënderoj Apple për të gjithë mbështetjen e saj, jo vetëm për punën time, por edhe për muzikën e shkëlqyer nga artistë të rinj, pasi është kaq e rëndësishme që krijuesit të identifikohen dhe të mbështeten.”, tha këngëtari.

Continue Reading

Muzikë

Dua Lipa then rekord botëror

Published

on

Dua Lipa vendosi rekord botëror  Guinness për më së shumti bileta të shitura për koncertin e saj të transmetuar dirket online për vitin 2021.

Për koncertin e Duas u shitën plot 284 mijë bileta.

Biletat u shitën për koncertin “Studio 2054”, si simbol i klubit të famshëm të natës në Manhattan “Studio 54”.

Ngjarja që theu rekordin  u transmetua direkt nga një klub nate në Londër të Britanisë së Madhe.

Në koncert u interpretua albumi i dytë i këngëtares “Future Nostalgia”, që u lansua më 27 mars 2020, dhe u hap me këngën me titullin e njëjtë.

Albumi i dytë i këngëtares u përcoll me një remiks, “Club Future Nostalgia”, i lansuar në gusht të po atij viti dhe me versionin e veçantë të “Future Nostalgia (Moonlight Edition)”.

“Studio 2054” u mbajt më 27 nëntor 2020 dhe u nda në katër akte.

Falë natyrës online, koncerti u transmetua në gjithë botën dhe nuk pati asnjë pengesë.

Arsyeja prapa koncertit për transmetin online, ishin masat e izolimit kundër COVID-19.

Fansat e patën më të lehtë të shijojnë albumin e ri dhe performancën e saj, teksa qëndronin në shtëpi.

Pavarësisht shitjes së 284 mijë biletave, njoftimi zyrtar ishte që koncerti ka marrë mbi pesë milionë shikime.

Shtetet nga e gjithë bota e përcollën koncertin, me Kinën që regjistroi plot 1.9 milionë hyrje e 95 mijë ishin nga India.

Në përgjithësi, “Studio 2054” preku 150 shtete në gjithë botën.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina