Connect with us

Showbizz

Reperi Tyga akuzohet nga ish e dashura për dhunë

Published

on

Reperi Tyga është akuzuar për dhunë fizike nga ish e dashura e tij, Camaryn Swanson. Sipas TMZ, i cili së pari raportoi lajmin, Swanson thuhet se u shfaq në shtëpinë e Tyga në orën 3 të mëngjesit të së hënës.

Publikimi citon një burim pranë reperit, i cili pretendoi se Swanson mbërriti kundër dëshirës së reperit, ishte në gjendje të dehur dhe po bërtiste në pragun e tij, e në atë moment ai e la atë brenda për të folur, shkruan PageSix.

Modelja tregoi në polici se situata u kthye shpejt në dhunë fizike dhe ajo u largua nga shtëpia e reperit nëpërmjet nënës së saj, duke raportuar zyrtarisht incidentin më vonë. Tyga nuk është arrestuar akoma, por pritet të shkoj në polici të flas për rastin.

Ndërkohë, Swanson postoi fotografi të dëmtimeve të saj në mediat sociale, së bashku me mesazhet me tekst që pretendonin se Tyga, në fakt, dërgoi një makinë për ta marrë atë të hënën në mbrëmje, duke kundërshtuar versionin e ngjarjes të reperit të “Rack City”.

Nuk dihet kur Tyga dhe Swanson u ndanë. Dyshja u bë zyrtare në Instagram në pranverë dhe deri në korrik, Swanson ishte fotografuar dy herë me një unazë të madhe në dorën e majtë.

Continue Reading

Showbizz

Chris Martin dëshmon dashurin e tij ndaj Dakota Johnson

Published

on

Çifti i famshëm Chris Martin dhe Dakota Johnson janë në lidhje tash e disa vite, ata nuk përfliten shumë në media, por kur vije puna tek romanca, anëtari i Coldplay është shumë i aftë ta shfaq atë.

Bendi sapo ka publikuar këngën “My Universe” në bashkëpunim me grupin korean BTS, dhe me të njëjtën fjali i është drejtuar edhe të dashurës së saj në një koncert në Londër.

“Ja ku është universi im”, tha Martin. Çifti janë së bashku që nga viti 2017-të dhe e mbajnë lidhjen sa më private mbajnë lidhjen sa më private. Së fundi çifti u panë së bashku në Palma De Mallorca në Spanjë.

Continue Reading

Showbizz

Blackpink nuk do të pranojnë më dhurata nga fansat

Published

on

Grupi muzikor korean, Blackpink nuk do të pranojnë më dhurata nga fansat e tyre dhe për këtë kanë një arsye shumë të fortë. Katër vajzat e grupit, Lisa, Jennie, Jisoo dhe Rosé përcollën një deklaratë nërpërmjet labelit të tyre muzikor, YG Entertainment duke i ‘udhëzuar’ fansat e tyre se çfarë duhet të bëjnë këtej e tutje.

“Ne do të donim të informonim fansat tanë të mrekullueshëm, të cilët gjithmonë e kanë mbështetur Blackpink. Anëtaret e grupit kanë menduar për një kohë të gjatë disa mënyra për t’ju përgjigjur dhuratave që fansat kanë përgatitur për to.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ata e vazhduan deklaratën duke u shprehur se në të ardhmen grupi korean më i famshëm nuk do të pranojë më dhurata për ditëlindjet, debutimet e tyre në media apo performancat e vajzave. Në vend të kësaj, ato u bëjnë thirrje fansave që këto dhurata t’i dhurojnë për njerëzit në nevojë.

Por, nga ana tjetër vajzat do të vijojnë të pranojnë letra dedikimesh nga fansat jo të shoqëruara me dhurata të shtrenjta. Madje, dhe letrat kanë kërkuar që të jenë të holla dhe jo të kushtueshme. Çdo dhuratë që do të vijë në studiot e YG Entertainment nuk do të shkojë në duart e grupit korean aq të dashur për të rinjtë.

Continue Reading

Showbizz

Victoria Beckham habit fansat me pamjen e saj

Published

on

Victoria Beckham ka surprizuar të gjithë fansat e saj me daljen e fundit në një intervistë televizive në “Good Morning America.” Teksa ishte ftuar për të folur mbi linjën e saj të kozmetikës, ajo u duk shumë herë më ndryshe se zakonisht. Ndjekësit e saj kanë reaguar negativisht duke e akuzuar se e ka tepruar me ndërhyrjet estetike.

Menjëherë pamjet e saj kanë qarkulluar kudo nëpër rrjet duke e komentuar pamjen e saj “të fryrë”. Një ndjekëse shprehet e habitur për pamjen e saj:

“Victoria Beckham në GMA më tronditi. Ajo lëvizte vetëm qepallat e syrit dhe buzët kur fliste, është kaq jo natyrale dhe shpërqëndruese. Botox-i apo fillers mund të duken mirë vetëm për foto, por jo në jetën reale.”

“Oh zot! Ajo duhet të padisë kirurgun plastik për atë që i ka bërë fytyrës së saj!”-shprehet një tjetër.

Për vite me radhë, ish-ylli i “Spice Girls” e ka mohuar se ka kryer ndërhyrje estetike për të ruajtur freskinë e moshës. Në 2019, Victoria u shpreh se nuk është joshur asnjëherë nga ideja për të kryer kirurgji plastike në fytyrën e saj.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina