Connect with us

Tech

Realizohet me sukses fluturimi i parë i makinës fluturuese

Published

on

Makina fluturese e “Klein Vision’s AirCar” ka realizuar fluturimin mes Nitra-së dhe Bratislavës në Sllovaki, sipas një njoftimi për media.

Ky “AirCar” përbëhet nga një motor BMW me 160 kuaj/fuqi dhe vjen i pajisur me një helikë statike.

Në më pak se 3 minuta, arrin të transformohet nga një avion në një automjet tokësor.

Sipas “Klein Vision”, tashmë janë realizuar rreth 40 orë fluturim prove, duke përfshirë një fluturim në rreth 2 mijë e 500 metra lartësi dhe një shpejtësi udhëtimi deri në 190 km/orë.

Pas uljes ditën e hënë në Bratislavë, avioni u shndërrua në një makinë dhe u drejtua në qendrën e qytetit nga drejtori ekzekutiv i “Klein Vision” dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Anton Zajac.

Ndryshe, një numër i madh i kompanive të ndryshme në botë janë duke studiuar mundësinë e makinave fluturuese pavarësisht diskutimeve në lidhje me sigurinë dhe besueshmërinë e tyre.

Continue Reading

Tech

Conor McGregor prezanton jahtin e tij luksoz Lamborghini

Published

on

Conor McGregor ka njoftuar se ka përfunduar puna për jahtin e tij Lamborghini teksa mjeti i tij 22 metra i gjatë është lëshuar në ujë.

Mundësi 33-vjeçar në  UFC shpërndau fotot e mjetit të tij në rrjetet sociale teksa jahti Lamborghini Tecnomar 63 u transportua nga impjanti i ndërtimit në Itali drejt zonave të testimit.

 Sipas revistës Forbes, pasuria e McGregor në vitin ka qenë $48 milionë.

Conor ka depozituar pagesën e majme të jahtit të tij Lamborghini që në tetor, duke thënë se ishte krenar për barkën e tij të re.

Mjeti 24 tonësh mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 69 milje në orë, me motorin e dyfishtë 4,000 kuaj fuqi.

Veshja e brendshme e jahtit është e frymëzuar nga Lamborghini Miura e Countach.

Continue Reading

Tech

Netflix do të sjell video-lojëra për përdoruesit e tyre

Published

on

Transmetuesi i filmave online është në “fazat fillestare” të zgjerimit në botën e lojrave dhe kompania ka në plan të shtojë lojëra si një “pjesë shtesë”.

Platforma e ardhshme e lojërave do të përqendrohet në krijimin e lojërave për pajisjet mobile.

Në një letër drejtuar aksionerëve, kompania tha:

“Ne e shohim lojërat si një kategori tjetër e përmbajtjes së re për ne, e ngjashme me zgjerimin tonë në filma origjinal, animacion dhe TV. Ne jemi të ngazëllyer si kurrë më parë për filmat dhe serialet tona televizive që ofrojnë dhe ne presim një pistë të gjatë të investimeve dhe rritjes në të gjitha kategoritë tona të përmbajtjes ekzistuese, por meqenëse jemi gati një dekadë në shtytjen tonë në programet origjinale, ne mendojmë se koha ka dëshmuar se abonuesit tanë i vlerësojnë lojërat. ”

Në janar të vitit 2019, Netflix vërejti se si më shumë njerëz po largoheshin nga Netflix për të luajtur Fortnite sesa që shikon në konkurenitin e tyre HBO Max.

“Ne garojmë me Fortnite më shumë sesa HBO,” tha kompania në atë kohë.

“Ka mijëra konkurrentë në këtë treg shumë të fragmentuar që garojnë për të argëtuar konsumatorët dhe pengesa të ulëta për hyrjen për ata me përvojë të madhe. Rritja jonë bazohet në atë se sa e mirë është përvoja jonë, krahasuar me të gjitha përvojat e tjera të kohës së ekranit nga të cilat zgjedhin konsumatorët. Fokusi ynë nuk është në Disney +, Amazon ose të tjerët, por në mënyrën se si ne mund ta përmirësojmë përvojën tonë për abonuesit tanë. “

Continue Reading

Tech

Kina prezanton trenin më të shpejtë në botë

Published

on

Kina ka njoftuar se ka nxjerr në publik trenin më të shpejtë në botë, kanë bërë të ditur autoritetet kineze.

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV tregoi një tren me pesë karroca që lëvizin në një linjë provë fabrike në qytetin lindor të Qingdao, raporton AP.

CCTV njoftoi se është automjeti më i shpejtë tokësor në botë i disponueshëm me një shpejtësi maksimale prej 600 kilometra për orë (më shumë se 370 mph).

Transmetuesi kinezcitoi kryeinxhinierin e projektit duke thënë se treni mund të udhëtojë me dy deri në 10 karroca, e që secila mban më shumë se 100 pasagjerë.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina