Connect with us

Kosova

Reagon Albin Kurti pas aksionit të Policisë së Kosovës

Published

on

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut dhe në disa lokacione të tjera ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka bërë thirrje për qetësi në Komunën veriore të Mitrovicës, derisa ka njoftuar se aksioni i Policisë ka përfunduar.

Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.

Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Kosova

Deri në orën 11:00 kanë marrë pjesë 8,24% e qytetarëve në votime

Published

on

Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Continue Reading

Kosova

Kurti: Qytetarët sot vendosin kush do të vendos

Published

on

Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës për zgjedhjet lokale.

Kurti tha se do të ketë bashkëpunim për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme, e ku edhe i inkurajoi qytetarët që të votojnë.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, tha Kurti.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina