Kulturë
Reagimet për filmin “Spider-Man: No way Home”
Published
6 months agoon

Sipderman: No way Home, është pa dyshim një ndër filmat e vitit 2021, me aktorët kryesor Tom Holland dhe Zendaya, filmi ka arritur një interesim të madhe ende pa debututar në kinema.
Filmi pritet të publikohet më 17 dhjetor, i punuar nga Marvel Studio dhe regjisori Jon Watts , filmi pritet të shënoj një sukses të madh sipas kritikëve.
Heronjtë që kaluan nëpër faqet e Marvel Comics në vitet 80-ta ishin të përpunuar vetëm për fëmijë, kurse mitologjia tek botuesi rival DC filloi të përpunohej për mosha më të mëdha.
Kritiku i filmit i magazinës Variety, Peter Debruge, e quajti filmin “një meta-aventurë të zgjuar” duke shtuar se “audienca do të shpërblehet gjatë filmit me një super kast dhe super skena”.
Teksa Amelia Emberwing e cilësoi filmin si një “harmoni të përsosur të një filmi vizatimor në mëngjes të së shtunës dhe dramës së thellë që ne kemi pritur” duke përmendur shfaqjet e filmit si një nga arsyet kryesore për suksesin e tij.
Rodrigo Perez, krijuesi i muzikës së filmit e krahasoi këtë seri me “Spider-Man: Into the Spider-Verse”, duke e quajtur si shumë nostalgjikë, i cili po risjell kujtimet fëmijërore të secilit adhurues të filmit.
Në mediat sociale, redaktori i Variety Awards Clayton Davis gabimisht dha disa detaje nga filmi, ai tha:
“Spiderman: No way home: ka një fillim, zhvillim dhe përfundim. Mua më pëlqejnë këto tri elemente. Tom Holland dhe Zendaya janë të shkëlqyer dhe më bëjnë të besojnë në këto tre karaktere”, tha ai.
Erik Davis i Fandango e konsideroi “No Way Home” si filmin më të mirë live-action “Spider-Man” deri më sot.
You may like
-
Filmat potencial për të fituar në ceremonitë e këtij viti
-
Andrew Garfield, improvizoi në një nga skenat e Spiderman
-
Zendaya dhe Tom Holland janë çifti më simpatik i momentit
-
Detaji që e bëri të veçantë dukjen e Zendaya
-
Tom Holland dhe Zendaya flasin publikisht për lidhjen e tyre
-
“Dune” sjell pjesën e dytë në vitin 2023
Kulturë
Shtyhet ceremonia e çmimeve Grammy
Published
4 months agoon
January 19, 2022By
Enis Pllana
Ceremonia për ndarjen e çmimeve Grammy është shtyrë për 3 prill.
Kjo ceremoni ishte planifikuar që të mbahet më 31 janar në Los Angeles, mirëpo siç duket do të mbahet më vonë për shkak të përhapjes së variantit Omicron.
“Ne jemi të ngazëllyer për të marrë GRAMMY në Las Vegas për herë të parë dhe për të organizuar një shfaqje të klasit botëror,” tha Harvey Mason Jr.
Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, ku çmimet janë ndarë në muajin mars.
Kulturë
Netflix sjell 25 seriale koreane në vitin 2022
Published
4 months agoon
January 19, 2022By
Enis Pllana
Filmat dhe serialet koreane së fundmi janë duke marrë shumë e shumë shikime, duke u bërë kështu edhe të preferuarat për shumë kë.
Andaj, platforma e njohur Netflix pritet që të sjellë 25 seriale koreane gjatë 2022-ës, transmeton Paper Radio.
Serialet që pritet të vijnë janë “All of Us Are Dead”, “Money Heist: Korea – Joint Economic Area”.
Platforma konfirmoi “Squid Game” si shfaqjen më të madhe të platformës ndonjëherë. Ka qenë shfaqja më e shikuar e Netflix në 94 vende në kulmin e saj, me 95% të shikueshmërisë që erdhi nga jashtë Koresë.
Kulturë
Filmat dhe serialet që vijnë në Netflix në muajin shkurt
Published
4 months agoon
January 17, 2022By
Enis Pllana
Muaji shkurt pritet të jetë mjaft i pasur sa i përket publikimeve të reja të filmave dhe serialeve në platformën Netflix.
Gjatë shkurtit pritet që të vijnë filma dhe seriale të shumta, e ku disa nga ta janë pritur edhe për kohë të gjatë.
Lista e plotë:
Countdown
Gabby’s Dollhouse
My Best Friend Anne Frank
New Year’s Eve
Raising Dion (Season 2)
That’s My Boy (2012)
The Lucky One (2012)
Transformers: Revenge of the Fallen
Dark Desire (Season 2)
MeatEater (Season 10 – Part 2)
The Tindler Swindler (2022)
Kid Cosmic (Season 3)
Murderville (Season 1)
Sweet Magnolias (Season 2)
Through My Window / A través de mi ventana (2022)
Ridley Jones (Season 3)
Child of Kamiari Month (2021)
Love Is Blind: Japan (Season 1)
Catching Killers (Season 2)
Only Jokes Allowed (Season 1)
The Big Shot: Game Show (Season 1)
The Privilege (2022)
Into the Wind (2022)
Bigbug (2022)
Inventing Anna (Limited Series)
Love is Blind (Season 2)
Tall Girl 2 (2022)
Toy Boy (Season 2)

Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
