Connect with us

Kosova

Rakiç: Nuk durojmë më, është çështje jetë a vdekje

Published

on

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se kjo është çështje jetë a vdekje.

Po ashtu, Rakiç ka njoftuar se është nisur për në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës

“Nuk mund të durojmë më, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç.

“Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ne do të shkojmë. Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i Qeverisë së Kosovës.

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Kosova

Deri në orën 11:00 kanë marrë pjesë 8,24% e qytetarëve në votime

Published

on

Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Continue Reading

Kosova

Kurti: Qytetarët sot vendosin kush do të vendos

Published

on

Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës për zgjedhjet lokale.

Kurti tha se do të ketë bashkëpunim për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme, e ku edhe i inkurajoi qytetarët që të votojnë.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, tha Kurti.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina