Kosova
Qeveria miraton Projektligjin për Pronën Publike
Published
5 months agoon
By
Enis Pllana
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Pronën Publike.
Këtë projektligj e ka arsyetuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se deri më tash s’ka pasur ligj që përcakton saktë pronën publike dhe se me këtë projektligj do të qartësohet e drejta pronësore publike.
Me anë të këtij ligji parashihet edhe themelimi i një institucioni mbikëqyrës.
Në anën tjetër, Qeveria ka ndryshuar përbërjen e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Leonora Selmani është bërë kryetare, e kryetarja aktuale Minire Begaj është bërë anëtare.
You may like
-
Ministria e Ekonomisë zotohet se do të ndajë 75 milionë euro subvencione për qytetarët dhe bizneset pas shtrenjtimit të rrymës
-
Kabineti qeveritar miraton projektligjin për Qeverinë
-
Nuk kalon vendimi i Qeverisë për masat e emergjencës për furnizim me rrymë
-
Kuvendi mblidhet për krizën energjetike dhe masat e Qeverisë
-
Këto janë kërkesat e protestuesve për reduktimet e rrymës
-
Mbledhja e përbashkët e dy Qeverive
Kosova
Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
Published
4 months agoon
January 24, 2022By
Enis Pllana
Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit njofton se 17 mijë e 743 persona janë të infektuar me koronavirus në vend.
Derisa 458 ia kanë dalë betejës me virusin dhe 2 mijë e 957 raste të reja janë shënuar.
Kurse 1 person ka vdekur dhe janë zhvilluar rreth 12 mijë testime.
Kosova
Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
Published
4 months agoon
January 24, 2022By
Enis Pllana
Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.
Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.
Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Kosova
Pas rritjes së rasteve me Covid-19 sot diskutohen masat e reja
Published
4 months agoon
January 20, 2022By
Enis Pllana
Ditëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me Covid-19 në vend andaj pritet që të diskutohen edhe masat e reja.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2050 raste të reja pozitive. Kurse, aktualisht janë 7200 raste aktive.
Për sot është paralajmëruar një mbledhje e Komitetit ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.
Sipas KosovaPressit, ndër masat që pritet të merren është vendosja e orës policore në 22:00.

Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
