Connect with us

Kulturë

Publikohet traileri i filmit “Halloween Kills”

Published

on

Është publikuar traileri i filmit “Halloween Kills”, në rolin e Laurie Strode është përsëri aktorja Jamie Lee Curtis.

Personazhi Laurie Strode përballet me vrasësin serik, Michael Myers e cila tenton që ta vras, nën ndihmën e vajzës së saj Karen, e portretizuar në film nga Judy Greer dhe mbesa e saj Allyson, rol ky i luajtur nga Andi Matichak.

“Halloween Kills” është projekt nën skenar dhe regji të David Gordon Greenit. Projekti do të lansohet nëpër kinematë e Amerikës dhe Britanisë së Madhe, nga 15 tetori.

Continue Reading

Kulturë

Jay Pickett ndërron jetë në moshën 60 vjeçare

Published

on

Ka vdekur aktori Jay Pickett në moshën 60 vjeçare. Lajmi i hidhur u konfirmua nga regjisori dhe producenti, Travis Mills.

“Shumë prej jush kanë dëgjuar tashmë për tragjedinë që ndodhi dy ditë më parë. Jay Pickett, njeriu ynë kryesor, shkrimtari, producenti dhe krijuesi i këtij filmi vdiq papritur ndërsa ne ishim në vend duke u përgatitur për të filmuar një skenë”, tha Mills. Pickett ishte në xhirimet e filmi “Treasure Valley”.

Karrierën ai e filloi gjatë viteve 1980 me paraqitjet në seri televizive në “Rags to Riches” dhe “China Beach”.

Pas vetës aktori 60 vjeçar ka lënë bashkëshorten Elena Pickett dhe tre fëmijët e tyre.

Continue Reading

Kulturë

Imelda Staunton do të portretizoj mbretëreshën në serinë “The Crown”

Published

on

Aktorja e njohur Imelda Staunton do të portretizoj mbretëreshën në sezonin e pestë të serisë “The Crown”. Ky sezon paraqet familjen mbretërore në shekullin 21. Ndërsa mbretëresha e “The Crow” më herët ishte portretizuar nga Claire Foy dhe Olivia Colman.

Lajmi u bë i ditur pas që Netflix në Twitter publiko një fotografi të Stauntoni, të shoqëruar me mbishkrimin “paraqitje e hershme” e mbretëreshës në dramën mbretërore.

Sezoni i pestë dhe i gjashtë i “The Crown” do të përfshijnë vitet 1990 – një dekadë kur princi Charles dhe Diana, princesha e Uellsit u ndanë, u shkatërrua martesa e Dukës së Yorkut me Sarah Ferguson, kaploi zjarri kështjellën Windsor dhe ndodhi vdekja e princeshës Diana.

Continue Reading

Kulturë

Gaga në rolin kryesor tek “House of Gucci”, publikohet traileri

Published

on

Aktori, Adam Driver dhe këngëtarja, Lady Gaga do të prezantohen si “Mr and Mrs Gucci” në filmin e ri për ” House of Gucci”, i cili do të publikohet në kinema më 24 nëntor.

Filmi, i drejtuar nga Ridley Scott , detajon vrasjen e Maurizio Gucci, një shofer dhe rënien e dinastisë së modës të familjes Gucci.

Gaga luan Patrizia Reggiani, ish-gruan e Maurizio, e cila u gjykua dhe u dënua për orkestrimin e vrasjes së tij pasi ai e la atë për një grua më të re. Ajo u dënua me 18 vjet burg, ku fitoi pseudonimin Black Widow, para se të lirohej në 2016.

Filmi “House of Gucci”, u xhirua në Evropë dhe shënon filmin e dytë të Gag-s pas  “A Star Is Born”, i cili fitoi nominimet e tij për “Oscar” dhe “Golden Globe”.

Në prill, Patrizia Gucci-stërnipi i Guccio Gucci-i, në një intervistë për  Associated Press tha se, ai është i shqetësuar se filmi mund të shkojë përtej historisë së krimit të vërtetë që kap titujt dhe futet në jetën private të trashëgimtarëve të Guccio Gucci.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Unë flas në emër të familjes. Ata po vjedhin identitetin e një familje, për të rritur të ardhurat e sistemit të Hollivudit. Familja jonë ka një identitet, privatësi. Mund të flasim për gjithçka. Por ekziston një vijë kufitare që nuk mund të kalohet ”, tha pasardhësi i familjes Gucci.

Filma për familjen Gucci u prodhuan edhe më parë por me histori të ndryshme.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina