Connect with us

Kosova

Prokuroria: Janë 44 viktima në aksidentin e autobusit në Bullgari

Published

on

Prokuroria e Bullgarisë ka bërë të ditur se në autobusin e aksidentuar të “Besa Transit” kanë mbetur të vdekur 44 persona, e jo 45 sic është raportuar deri më tani.

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka thënë se deri më tash është raportuar për 45 të vdekur e 7 të shpëtuar, gjë që nuk qëndron.

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Të mbijetuar janë 8, kurse 7 prej tyre janë shtruar në spital për trajtim”, tha ai në konferencën e sotme për media, përcjell Alsat.

Shumica e udhëtarëve që vdiqën ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të së martës kur autobusi po kthehej nga Stambolli.

Kosova

Kurti kërkon liberalizimin e vizave

Published

on

Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në një takim me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, Oliver Varhelyi.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se në Bruksel është biseduar për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit.

“Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takimin që i paraprinë mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

Kurti po ashtu është takuar edhe me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në takim, sipas Qeverisë, Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane. U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

Continue Reading

Kosova

Mot me shi dhe reshje bore

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë mot me shi dhe reshje bore.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 dhe 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 dhe 8 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Continue Reading

Kosova

Shqiptohen 235 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat Anti-COVID

Published

on

Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat Anti-COVID.

Shkak i mosrespektimit të këtyre masave, Policia e Kosovës po shqipton gjoba.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar gjoba ndaj 235 qytetarëve të cilët nuk kanë përfill masat antiCOVID-19.

Për të parandaluar përhapjen e virusit korona, institucionet shtetërore kanë marrë masa antiCOVID-19. Masa këto që kanë hyrë në fuqi të hënë, e që u bën të ditura nëpërmjet një konference për medie të dielën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

I pari i ekzekutivit të shtetit ka thënë se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën, ku edhe ka përmendur shkallën e ulët të vaksinimit.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjec duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar. 

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina