Connect with us

Prishtina

Prishtina jashtë Ligës së Kampionëve

Published

on

Prishtina ka pësuar humbje me rezultat 3-1 kundër kampionit të Hungarisë, Ferencveros në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke i dhënë kështu fund pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.

Pjesën e parë të ndeshjes nuk u shënua asnjë golë.

Në pjesën e dytë ekipi nga kryeqyteti pranoi tre gola dhe që të tria i realizoi Myrto Uzuni, ndërsa golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Mendurim Hoti në minutën e 67’ të ndeshjes.

Prishtina do të vazhdojë në garën e quajtur Konferencë Ligë.

Continue Reading

Kosova

Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nis faza katërt e dezinsektimit hapësinor.

Përmes një njoftimi në Facebook, komuna shkruan se dezinsektimi do të vazhdojë deri më 7 gusht.

“Ftojmë qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanimë”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Continue Reading

Lajmet

Pandemia la papunë 10 për qind të grave në rajonin e Prishtinës

Published

on

Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka lansuar raportin “Përceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve në rajonin e Prishtinës”, ku janë anketuar 200 gra dhe burra, me qëllim që të informohen vendimmarrësit dhe qeverinë për politikat kryesore sociale dhe të mirëqenies.

Mrika Sefaj nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka thënë se ushqimet dhe furnizimet shtëpiake zënë midis 10 deri në 80 për qind të kostove familjare.

Ndërkohë që të ardhurat mesatare të familjes të shpenzuara për këtë kategori janë më shumë se 45%.

“Një numër jashtëzakonisht i lartë i të anketuarve femra nuk janë punësuar në 6 muajt deri në 1 të fundit, duke pohuar se pandemia ka goditur ato më së shumti prej 43,5 për qind. Gratë që kërkojnë punë janë dy herë gjasat më shumë që të jenë jashtë tregut të punës se sa burrat”, ka treguar ajo.

Veç tjerash, më shumë se shumica e grave dhe të rinjve preferojnë të punësohen jashtë vendit.

“Gratë dhe të rinjtë prej 72 për qind preferojnë të punësohen jashtë vendit, ne krahasim me burrat që kanë interesim më të ulët prej 42 për qind”, shprehet ajo.

Drejtoresha e IKS, Brikenë Hoxha theksoi se janë të përkushtuar në drejtat e grave, dhe se po punojnë që politikave publike t’iu ofrojnë të dhëna empirike.

Ndërsa menaxherja e projektit të UNOPS, Visare Gorani, ka thënë se edhe pse Kosova ka ligje të mira, ka ngecje në zbatimin e tyre.

“Askush nuk e dinë se si punëdhënësi i trajton aksidentet në punë. Kemi pasur raste kur e gjithë familja hyn në grackën e papunësisë. Është me rëndësi qe fokusi ynë, shëndeti në punë dhe siguria në punë, duhet të ketë rregullore të mira, politika të tyre ku do t’i mundesonin punë të dinjitetshme të gjithëve”, ka thënë ajo.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë se siguria dhe shëndeti në punë është shumë i plogësht.

“Punëtorët pagën minimale prej vitit 2011 nuk ka lëvizur fare prej 170 euro. Edhe pse ka pasur premtime nuk ka lëvizje. Kemi mjaft çfarë të diskutojmë por duhet të punojmë shumë më tepër”, ka theksuar ai.

Anketa dhe ky raport janë pjesë e projektit “Mbështetje për koalicionin e drejtësisë sociale”, i cili është brenda kornizës së projektit të UNOPS.

Continue Reading

Kosova

Rrëshqet dheu në Prishtinë, zona kufizohet me shirita të sigurisë

Published

on

Në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ka rrëshqitur dheu, e ku zona është rrethuar me shirita të sigurisë.

Kjo rrëshqitje e dheut ka ndodhur në rrugën “Kosturi”, fare pranë ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Banorët edhe më parë janë ankuar për ndërtimet e larta, duke thënë se dheu në këtë zonë vazhdon të mbetet i rrëshqitshëm duke i rrezikuar ata.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina