Connect with us

Lajmet

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me Covid-19

Published

on

Komuna e Prishtinës vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Kryeqyteti ka 198 raste aktive me koronavirus, duke lënë pas Gjilanin me 77, Prizrenin me 73, Ferizajn me 66, Rahovecin me 59 dhe komuna tjera me më pak raste.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në nivel vendi janë 1043 raste aktive.

Vetëm dje një person ka vdekur dhe 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kosova

Kurti kërkon liberalizimin e vizave

Published

on

Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në një takim me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, Oliver Varhelyi.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se në Bruksel është biseduar për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit.

“Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takimin që i paraprinë mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

Kurti po ashtu është takuar edhe me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në takim, sipas Qeverisë, Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane. U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

Continue Reading

Lajmet

​Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Published

on

Kuvendi komunal i Prishtinës ka mbajtur mbledhjen inauguruese, ku u betuan kryetari i zgjedhur, Përparim Rama dhe asamblistët e rinj.

Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme.

Para pranim-dorëzimit të detyrës, u pa një përqafim i “ngrohtë” mes ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe Përparim Ramës.

Në legjislaturën e re të asamblesë komunale u panë të jenë gjithë këshilltarët komunal nga gjitha partitë politike, përveç ish kandidatit të LVV-së për kryetar, Arben Vitia.

Asamblistët e LVV-së, u betuan edhe para flamurit kombëtar, të cilin e kishin vendosur para tavolinave të tyre.

Continue Reading

Lajmet

“Prite n’Shesh”, aktiviteti nga Komuna e Prishtinës që fillon më 10 dhjetor

Published

on

Edhe këtë vit për festat e fundvitit Komuna e Prishtinës ka planifikuar aktivitete të ndryshme kulturore.

Komuna ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të organizohet aktiviteti “Prite n’Shesh”.

Sipas Komunës, ky aktivitet do të mbahet nga 10 dhjetori deri më 31 dhjetor.

Njoftimi i plotë i komunës:

Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n’Shesh!

Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021.

Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti.

Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan!

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina