Connect with us

Kosova

Prindërit kërkojnë mësim online, ekspertët kërkojnë zëvendësim të orëve të humbura

Published

on

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës, po insiston që sa më shpejt të nis mësimi qoftë edhe online dhe mos të mbetet si opsion i vetëm prania fizike e nxënësve në shkolla.

Sipas prindërve kërkesat e tyre nuk janë zgjidhjet më të mira, por janë larg më të përshtatshme sesa të mos bëhet asgjë.

“Duam ta bëjmë të ditur se nuk jemi dakord që nuk po fillohet as me prezencë të pjesshme, as me mësim online e as me mësim në distancë. Ato nuk janë zgjidhjet më të mira, por janë larg më të përshtatshme sesa të mos bëhet asgjë. Kushtëzimi që kthimi në shkolla të bëhet vetëm në Skenarin e Rikthimit dhe asnjë tjetër (me prezencë të plotë fizike në shkolla e 45 minuta ora mësimore), vlerësojmë se është i paarsyeshëm”, thuhet në njoftim.

Pos kësaj nuk dihet ndonjë datë e caktuar se kur do të vazhdohet mësimi, Ministria e Arsimit nuk ka dhënë detaje as për vazhdimin e mësimit online.

Në lidhje me këtë, hulumtuesi i arsimit, Rinor Qehaja, ka thënë për Paper Radio se rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të shëndetit publik promovojnë rikthimin në shkolla, ndërsa për këtë sistemi arsimor në vend, sipas tij është i papërgatitur.

“Në situatë që jemi tani, me një vendim tjetër për shtyrje të fillimit të vitit shkollor, më e arsyeshme është zëvendësimi i këtyre ditëve përgjatë vitit kalendarik mësimor sesa rikthimi në të mësuarit online. Evidenca është e qartë sistemi jonë arsimor është i papërgatitur për ofrim të të mësuarit online. Përkushtimi institucional duhet të jetë mësimi në shkolla, nxënësit nuk mund të humbasin më asnjë kohë jashtë shkollës”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që procesi i mësimit me prani fizike të shtyhet të paktën deri më 26 shtator si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Kosova

Deri në orën 11:00 kanë marrë pjesë 8,24% e qytetarëve në votime

Published

on

Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Continue Reading

Kosova

Kurti: Qytetarët sot vendosin kush do të vendos

Published

on

Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës për zgjedhjet lokale.

Kurti tha se do të ketë bashkëpunim për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme, e ku edhe i inkurajoi qytetarët që të votojnë.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, tha Kurti.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina