Connect with us

Kulturë

Princ Harry do të botojë një libër për sekretet mbretërore

Published

on

Princ Harry po përgatitet të lançojë librin e tij më të ri ku ka treguar se do të flas për gjithçka rreth familjes mbretërore, mediat e huaja kanë zbuluar disa detaje befasuese nga çfarë do të mbajë libri.

Princ Harry ka shokuar dhe njëherë familjen Mbretërore, pasi u zbulua se ai po planifikon të nxjerrë një libër ku tregon për gjithë jetën e tij në Mbretëri dhe për vendimin drastik për t’u çliruar nga detyrimet e tij mbretërore.

Duka i Sussex, 36 vjeç, ka treguar në mënyrë sekrete se po punon për librin dhe se e ka shitur tek botuesit ‘Penguin Random House’për një shumë monetare të pazbuluar ende. Ky libër shënon herën e parë në histori që një pjesëtar i famljes Mbretërore i tregon të gjitha dhe kjo ka shtuar shumë tensionet midis çiftit Harry dhe Meghan dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Deri më tani disa detaje janë zbuluar, teksa shtëpia botuese ‘Penguin Random House’ ka treguar se ky libër do të jetë shumë personal dhe i ndjerë për jetën e Harry-t.

Princ Harry dhe Meghan Markle e kanë shokuar tanimë Familjen Mbretërore me rrëfimet tepër dëmtuese për Monarkinë, shumica prej të cilave u treguan në intervistën me Oprah Winfrey në mars. Duka i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit gjatë tregimeve në show-n televiziv “The Me You Can’t See” me Oprah, e cila u transmetua në maj.

Por, Harry duket se nuk ka të ndalur pasi do të shpërndajë të tjera detaje në faqet e librit të tij, që do të jetë padyshim një bombë për Familjen Mbretërore. Disa nga të vërtetat që mediat e huaja tregojnë se do të jenë në libër është identiteti i pjesëtarit të familjes që ka komentuar ngjyrën e lëkurës të Archie-t, të vërtetën e krisjes së marrëdhënies mes tij dhe vëllait, Princ William, çfarë ndodhi mes dy Dukeshave të Sussex Meghan dhe Kate , të vërtetën e rikthimit të Harry-t në Londër, bullizimi i Meghan dhe shumë rrëfime të tjera që po trondisin opinionin publik

Kulturë

Jay Pickett ndërron jetë në moshën 60 vjeçare

Published

on

Aktori Jay Pickett ka vdekur papritmas në moshën 60 vjeçare, ndërsa ishte në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm “Treasure Valley”.

Ka vdekur aktori Jay Pickett në moshën 60 vjeçare. Lajmi i hidhur u konfirmua nga regjisori dhe producenti, Travis Mills.

“Shumë prej jush kanë dëgjuar tashmë për tragjedinë që ndodhi dy ditë më parë. Jay Pickett, njeriu ynë kryesor, shkrimtari, producenti dhe krijuesi i këtij filmi vdiq papritur ndërsa ne ishim në vend duke u përgatitur për të filmuar një skenë”, tha Mills. Pickett ishte në xhirimet e filmi “Treasure Valley”.

Karrierën ai e filloi gjatë viteve 1980 me paraqitjet në seri televizive në “Rags to Riches” dhe “China Beach”.

Pas vetës aktori 60 vjeçar ka lënë bashkëshorten Elena Pickett dhe tre fëmijët e tyre.

Continue Reading

Kulturë

Imelda Staunton do të portretizoj mbretëreshën në serinë “The Crown”

Published

on

Aktorja e njohur Imelda Staunton do të portretizoj mbretëreshën në sezonin e pestë të serisë “The Crown”. Ky sezon paraqet familjen mbretërore në shekullin 21. Ndërsa mbretëresha e “The Crow” më herët ishte portretizuar nga Claire Foy dhe Olivia Colman.

Lajmi u bë i ditur pas që Netflix në Twitter publiko një fotografi të Stauntoni, të shoqëruar me mbishkrimin “paraqitje e hershme” e mbretëreshës në dramën mbretërore.

Sezoni i pestë dhe i gjashtë i “The Crown” do të përfshijnë vitet 1990 – një dekadë kur princi Charles dhe Diana, princesha e Uellsit u ndanë, u shkatërrua martesa e Dukës së Yorkut me Sarah Ferguson, kaploi zjarri kështjellën Windsor dhe ndodhi vdekja e princeshës Diana.

Continue Reading

Kulturë

Gaga në rolin kryesor tek “House of Gucci”, publikohet traileri

Published

on

Aktori, Adam Driver dhe këngëtarja, Lady Gaga do të prezantohen si “Mr and Mrs Gucci” në filmin e ri për ” House of Gucci”, i cili do të publikohet në kinema më 24 nëntor.

Filmi, i drejtuar nga Ridley Scott , detajon vrasjen e Maurizio Gucci, një shofer dhe rënien e dinastisë së modës të familjes Gucci.

Gaga luan Patrizia Reggiani, ish-gruan e Maurizio, e cila u gjykua dhe u dënua për orkestrimin e vrasjes së tij pasi ai e la atë për një grua më të re. Ajo u dënua me 18 vjet burg, ku fitoi pseudonimin Black Widow, para se të lirohej në 2016.

Filmi “House of Gucci”, u xhirua në Evropë dhe shënon filmin e dytë të Gag-s pas  “A Star Is Born”, i cili fitoi nominimet e tij për “Oscar” dhe “Golden Globe”.

Në prill, Patrizia Gucci-stërnipi i Guccio Gucci-i, në një intervistë për  Associated Press tha se, ai është i shqetësuar se filmi mund të shkojë përtej historisë së krimit të vërtetë që kap titujt dhe futet në jetën private të trashëgimtarëve të Guccio Gucci.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Unë flas në emër të familjes. Ata po vjedhin identitetin e një familje, për të rritur të ardhurat e sistemit të Hollivudit. Familja jonë ka një identitet, privatësi. Mund të flasim për gjithçka. Por ekziston një vijë kufitare që nuk mund të kalohet ”, tha pasardhësi i familjes Gucci.

Filma për familjen Gucci u prodhuan edhe më parë por me histori të ndryshme.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina