Kosova
Presidenti Milanoviq sot për vizitë në Kosovë
Published
5 months agoon
By
Enis Pllana
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai me këtë rast do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Ceremonia e pritjes shtetërore nga presidentja Osmani do të fillojë nga ora 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbahet një konferencë për media.
You may like
-
Aksidentohet një autobus i Kosovës në Serbi
-
Jeff Hoviner sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë
-
Pandemia mbylli rreth 3000 biznese në Kosovë
-
Nga sot hyrja në Kosovë u lejohet vetëm personave që janë të vaksinuar me dy doza antiCOVID-19
-
Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë
-
Vuçiq fton Kosovën të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”
Kosova
Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
Published
4 months agoon
January 24, 2022By
Enis Pllana
Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit njofton se 17 mijë e 743 persona janë të infektuar me koronavirus në vend.
Derisa 458 ia kanë dalë betejës me virusin dhe 2 mijë e 957 raste të reja janë shënuar.
Kurse 1 person ka vdekur dhe janë zhvilluar rreth 12 mijë testime.
Kosova
Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
Published
4 months agoon
January 24, 2022By
Enis Pllana
Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.
Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.
Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Kosova
Pas rritjes së rasteve me Covid-19 sot diskutohen masat e reja
Published
4 months agoon
January 20, 2022By
Enis Pllana
Ditëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me Covid-19 në vend andaj pritet që të diskutohen edhe masat e reja.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2050 raste të reja pozitive. Kurse, aktualisht janë 7200 raste aktive.
Për sot është paralajmëruar një mbledhje e Komitetit ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.
Sipas KosovaPressit, ndër masat që pritet të merren është vendosja e orës policore në 22:00.

Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
