Connect with us

Life

Pesë gjërat që ju duhen për të qenë të lumtur në punë

Published

on

Të jesh i lumtur në vendin aktual të punës, nuk thjesht lumturi, nuk është as një fjali e thjeshtë t’i thuash dikujt “jam shumë e lumtur në punë”, por është shumë më shumë se kaq. Ka shumë përftime nga të qenit të lumtur në vendin e punës, përveç se nuk do të filloni të tmerroheni që do të shkoni të hënën në punë, kur e diela është në horizont.

Një studim nga Robert Half e cila i vlerësoi nivelet e lumturisë së në shumë se 12 mijë profesionistëve, tregon që punëtorët më të lumtur performojnë gjithashtu më mirë, kanë marrëdhënie më të ngushta me kolegët e tyre si dhe janë më shumë krenarë për atë se çfarë bëjnë, më shumë sesa kolegët e tyre që janë më pak të gëzuar. Kështu që, kur punonjësit janë më të emocionuar për punën që bëjnë, ata investojnë më shumë energji dhe kohë në punën e tyre.

Duhet të ndiheni të realizuar

Sipas gjetjes, përmbushja është një shtysë e fortë për punonjësit e lumtur nën moshën 35 vjeçar. Sepse, punonjësit duan të ndihen sikur kanë ndikim në kompani, që do të thotë se duhet të shohin rezultate në punë.

Çfarë duhet të bëni? Nëse po punoni në një projekt 6-mujor, bëni shënime të progresit çdo dy javë. Duke e parë që keni ecur përpara, do të ndiheni më me vetëbesim dhe do të shkëlqeni në pjesën tjetër.

Nëse e shihni që në punën aktuale nuk mund ta keni, gjatë kohës sa jeni në kërkim të punës së re, kërkoni për fjalët “qëllime”, “feedback të mirë” etj., në përshkrimet e punës. Por, edhe nëse shkoni në intervistë të punës, pyesni punëdhënësit se si ata i definojnë suksesin dhe si ai i shtynë punonjësit për të t’i arritur ato!

Ju duhet vlerësim edhe nga të tjerët

Ndjenja se jeni i vlerësuar, është shtysa e dytë më e madhe që punonjësit të jenë të lumtur. Njerëzit duan të ndihen sikur janë duke bërë punë të madhe. Kjo vjen në forma të ndryshme, si email falënderimi, promovim, apo edhe rritje të pagës.

Nëse nuk jeni duke e marrë këtë në vendin tuaj të punës, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që nuk keni performancë të mirë. Punëdhënësit tuaj munden thjesht të mos jenë të mirë në komunikim me punonjësit. Çfarë duhet të bëni në këtë rast, është të kërkoni vazhdimisht “feedback” nga menaxherët tuaj.

Ndërsa, nëse jeni duke kërkuar punë dhe jeni thirrur në intervistë të punës, hulumtoni në mes të shoqërisë ose dikujt të njohur nëse kanë punuar në atë kompani! Nëse ata thonë që asnjëherë nuk janë falënderuar dhe vlerësuar për punën që kanë bërë, atëherë merreni seriozisht këtë.

Duhet t’i pëlqeni kolegët

Punonjësit të cilët kanë raporte të mira me kolegët e tyre të punës janë shumë herë më të lumtur sesa ata të cilët nuk i kanë, thuhet në gjetjen e faqes kërkimore. Po ashtu, edhe nga një anketë nga Gallup thuhet që shoqëritë e ngushta e rrisin kënaqësinë në punë deri në 50%.

Për të nxitur raporte të mira më kolegët, kërkoni nga ata të dini më shumë në lidhje me ta, jo vetëm çështje të biznesit. Për shembull, a mbajnë kafshë shtëpiake, cila kafshë iu pëlqen, çfarë hobish kanë e të tilla të ngjashme. Tregoni interes të madh rreth asaj që ata e duan dhe ju pëlqen, por edhe lini që kjo të kuptohet prej anës së tyre!

E nëse ende nuk jeni të punësuar, ose jeni duke kërkuar punë, pyesni intervistuesin se cila është fryma e ekipit, a janë të shoqërueshëm!

Ju duhen disa nivele të autonomisë

Sipas raportit të lartpërmendur, lumturia lidhet edhe me atë se sa punonjësit mund t’i marrin disa vendime vetë. Kështu që, për të pasur më shumë pavarësi në punë, mirëpo shefi juaj është mikromenaxher, mënyra më e mirë është të krijoni besim është t’i dërgoni raporte në mënyrë të rregullt.

Po ashtu, nëse ende nuk keni gjetur punë, atëherë është koha që kur i takoni intervistuesit të pyesni për këtë pjesë.

Duhet të jeni pjesë e diçkaje që ju bën krenarë

Punonjësit të cilët janë krenarë me vendin ku punojnë, ka shumë herë më shumë mundësi për të qenë më të lumtur. Kjo shkon përtej krenarisë, në atë që aktualisht jeni duke dhënë, por krenaria në kompaninë tuaj dhe gjithçka që ka të bëjë me të, bën që punonjësit të përshtaten kulturalisht. Kjo madje është edhe top prioriteti i punëkërkuesve të mijëvjeçarit.

Për shumë, puna në një korporatë të njohur botërisht i bën më me vetëbesim dhe të lumtur, sesa sikur të kishin punuar në një biznes lokal.

Tashmë që i dini se cilat janë arsyet që ju bëjnë të lumtur ne vendet tuaja të punës, është koha që ta përmirësoni atë, ose gjatë kohës sa jeni në kërkim të punës, t’i keni parasysh!

Life

Diferenca në moshë nuk e pengon dashurinë

Published

on

Dashuria nuk njeh moshë, është një nga thëniet që shpesh herë e kemi dëgjuar. E se dashuria nuk njeh  moshë këtë më së mirë na kanë dëshmuar çiftet e Hollywood-it të cilët kanë diferencë të madhe mes tyre por kjo nuk i ka penguar për lidhjet e tyre.

Listën fillojmë me çiftin e njohur: Mick Jagger & Melanie Hamrick

 David Foster & Katharine McPhee

Steven Tyler & Aimee Preston

Madonna & Ahlamalik Williams

Continue Reading

Life

Vendet që duhet të vizitoni gjatë 2022-it sipas shenjës suaj të horoskopit

Published

on

Sapo kemi hyrë në vitin 2022 dhe keni mjaftueshëm kohë të vendosni për vendin e pushimeve. Të zgjidhni një udhëtim duke dëgjuar yjet, është gjëja më ë mirë që mund të bëni. Sipas “Skycanner” bazuar në karakteristikat e shenjave të horoskopit vendet që duhet të vizitoni janë këto:

Dashi: Tenerife

Për Dashin ky vit do të jetë i mbushur me pasion, zbulime të reja dhe dashuri me shikim të parë. Përse të mos e prisni dashurinë në Tenerife, nën hijen e një palme?

Demi: Helsinki

Ky vit për të lindurit në shenjen e Demit do të jetë një vit në kërkim të stabilitetit. 2022 do të jetë për ju një vit i qetë, reflektues. Nuk ka vend më të mirë se një qytet mikpritës e kreativ, peisazhet e borës që mundëson Helsinki do të jenë frymëzim për ju.

Binjakët: Pekin

2022 për Binjakët do të sjellë shumë kënaqësi dhe arritje objektivash, do të shkoni përtej limiteve. Dhe ja sepse udhëtimi në Pekin do të ishte ideali, mes një shëtitje në “Murin e Madh Kinez” dhe një selfie në sheshin më të madh në botë “Tienanemen” do të bënin që të mbanit mend gjatë vitin 2022.

Gaforrja: Zanzibar

2022 do të jetë viti që do të sjellë mjaft kënaqësi për nga pikëpamja profesionale. Dhe riparimi i energjive, para se të zhyteni sërish në rutinë është i rëndësishëm. Prandaj ‘Skyscanner” për ju këshillon Zanzibarin. Është vendi ideal për të rigjeneruar dhe gjetur diçka të bukur për zemrën tuaj.

Luani: Marrakesh

Për Luanin, 2022 do të jetë një vit në kërkim të dashurisë, mes pasionit dhe rikthimit të dashurive të vjetra. Marrakeshi është mjedisi ideal i cili ofron mjedisin romantik dhe ekzotik i cili do iu surprizojë me të vërtetë.

Virgjëresha: Bali

Të gjithë ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës, në vitin 2022 do të viheni në provë. Është e rëndësishme të qëndroni larg zënkave dhe polemikave në familje dhe në punë. Bali është vendi i duhur për të gjetur paqen e brendshme, një shëtitje në zemër të ishullit dhe pak sërf në brigjet e Ovest do të ishin ideale.

Peshorja: Porto

Viti 2022 për Peshoret do të jetë viti që do të shpërbleheni për sakrificat e vitit që lamë pas. Do të vijnë surpriza dhe do t’ju kthehet entuziazmi, por edhe pak nostalgji. Udhëtimi ideal është Porto, qyteti në Portugali i cili është një ndërthurje e kënaqësisë, kreativitetit, ushqimit të mirë dhe klimës.

Akrepi: New York

Të angazhuar në mijëra punë dhe që shpesh humbisni rastet më të mira, duhet një qytet me stimuj dhe plot energji. Qyteti ideal është New York-u.

Shigjetari: Praga

2022-shi për ju që i përkisni shenjës së Shigjetarit do të jetë viti i konfirmimeve në aspektin personal, por edhe me zhvillime të rëndësishme lidhur me jetën profesionale. Një udhëtim drejt Pragës për të forcuar një lidhje miqësie. Ose mund të shkoni me njeriun e zemrës për të ndezur pasionin mes jush.

Bricjapi: Moskë

Triumfe, suksese në punë, objektiva të arritura, kështu do të jetë viti 2022 për Bricjapët. Destinacioni ideal është Moska, me “Sheshin e Kuq” dhe monumentet e shumta për t’u vizituar.

Ujori: Amsterdam

Ujori është shpirti i lirë, plot me energji. Dhe vitin 2022 e prisni me dëshirë dhe kreativitet. Ky është rasti i duhur për të shkuar e për të zbuluar Amsterdamin, një qytet plot energji.

Peshqit: Katania

Njerëzit që i përkasin shenjës së Peshqve kanë nevojë të gjejnë frymëzim për projekte të reja. Për të eksploruar horizonte të reja iu këshillojmë Katanian, një vend i bukur ku ndërthuren shumë kultura.

Continue Reading

Life

Tigani më i madh në botë

Published

on

Pjesë e librit të Rekordeve Guiness do të jetë edhe një tigan madhësia e te cilit është, 18 metra. Madhësia e tij e bënë atë më të madhin në botë. Ky tigan është parë gjatë transportit në Tennesse të SHBA-së.

Ai ishte duke u dërguar në Muzeun e Gize-s Lodge, i krijuar vetëm për atraksion.

“Muzeu do t’u ofrojë vizitorëve nga e gjithë SHBA-ja një destinacion për t’u zhytur në historinë e krijimit të disa produkteve nga giza, gazimin me gizë dhe kulturën e fuqishme që e rrethon”, thuhet në njoftimin e muzeut.

Ky muze është në ndërtim e sipër dhe për publikun pritet të hapet në fund të verës së këtij viti.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina