Connect with us

Life

Përfitimet nga farat e frutave

Published

on

Gjatë stinës së verës frutat e freskët dhe të ftoftë zakonisht janë pjesë e tryezave. Frutat në përgjithësi kanë përfitime të shumta, por një pjesë e përfitimeve të tyre lidhet edhe me farat, të cilat janë shumë të shëndetshme.

1. Farat e shalqirit për lëkurë më të mirë.

Farat e shalqirit janë plot me vitaminë C dhe antioksidantë të përdorur kryesisht për të trajtuar aknet dhe për të ndihmuar në lëkurë më të mirë në përgjithësi. Farat e shalqirit mund të piqen, mund t’i vendosni pak vaj ulliri dhe pak kripë para se t’i piqni në furrë. Ato kanë shije të mahnitshme.

2. Farat e shegës për humbje peshe.

Ky frutë i ftohtë përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore për trupin. Farat, nga ana tjetër, janë një dozë e madhe e shëndetit të mirë dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë, sipas specialistëve të humbjes së peshës. Për të shijuar përfitimet e farave të shegës, sigurohuni që t’i përfshini në vaktet tuaja për humbje peshe.

3. Farat e avokados për shëndetin kardiovaskular.

Disa hulumtime kanë vërtetuar se farat e avokados janë një burim jashtëzakonisht i mirë për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Kur copëtoni një avokado, qëroni lëkurën ngjyrë kafe para se ta lini të thahet, pastaj vendoseni farën tuaj në një blender derisa të formojë një pluhur që mund të përdoret për ‘smoothie’ ose çajra.

4. Farat e portokallit për një nxitje të energjisë.

Farat e portokallit mund të përshpejtojnë nivelin e energjisë në trupin tonë. Farat e portokallit mund të konsumohen gjatë ngrënies së portokalleve ose të shtrydhura si lëng pijeve për një rritje të energjisë.

Continue Reading

Life

Shtëpia e gjerë prej 3 metrash shitet për 1.25 milionë dollarë

Published

on

Një shtëpi mjaft interesante në Boston është shitur për 1.25 milionë dollarë, shtëpi kjo e cila është e gjerë vetëm 3 metra.

Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1890, e ku ka dy dhoma dhe një banjë.

Madhësia e shtëpisë është 1.165 metra katrorë, e që është një vend i shpeshtë turistikë.

Shtëpia e dobët
Shtëpia e dobët
Shtëpia e dobët

Continue Reading

Life

Gjenden lakuriqët që bartin mutacione të koronavirusit

Published

on

Një ekip shkencëtarësh nga Laosi, në Azi, studiuan lakuriqët e natës nga katër shpellat e ndryshme të këtij vendi që përmbajnë variante të koronavirusit të ngjashme me SARS-COV-2.

Ekipi i shkencëtarëve nuk e gjeti këtë virus te lakuriqët e natës, por ata zbuluan pjesë të koronavirusit që kanë nevojë vetëm për mutacione të vogla për t’u shndërruar në një variant të ri.

Sekuenca të afërta me ato të llojeve të hershme të virusit pandemik SARS-CoV-2 ekzistojnë në natyrë dhe janë gjetur në disa lloje të lakuriqëve të natyrës nga familja Rhinolophus, shkruajnë autorët e një studimi që është në proces të rishikimit shkencor dhe botuar në formë të para-lëshimit në “Nature Portfolio Journal”.

Derisa studimi të eliminojë plotësisht teorinë se virusi mund të jetë bërë artificialisht në laboratorë, procesi i kërkimit vazhdon në mënyrë që të merren përgjigje më të plota.

“Nuk jam i sigurt se do të gjejmë ndonjëherë një gjë identike, por ajo që do të gjejmë janë viruse në lakuriqët e natës që janë të ngjashëm me koronavirusin,” tha profesori Stuart Neil, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Kolegjin Mbretëror të Londrës, i cili nuk mori pjesë në studim.

“Është një ekosistem kompleks dhe nëse do të kemi fatin të gjejmë atë të duhurin apo të zbulojmë copëza mbetet një pyetje e hapur,” shtoi tutje ai për “The Telegraph”.

Zbulimi nga shkencëtarët në Laos gjithashtu thekson se më shumë pandemi, të tilla si koronavirusi, gjenden në natyrë. Ata theksojnë se studimi i mëtejshëm i SARS-CoV-2 do të ndihmonte shumë në luftën kundër një pandemie të re të mundshme.

Continue Reading

Life

Motrat japoneze bëhen pjesë e “Guiness”, si binjaket më të vjetra në botë

Published

on

Në Librin e Rekordeve “Guiness” janë bërë pjesë dy motra japoneze, si binjaket më të vjetra në botë.

Umen o Sumiyama dhe Koume Kodama janë 108 vjeçare, të cilat kanë lindur më 5 nëntor 1913, në Shodoshima të Japonisë.

Motrat japoneze ishin ndarë pas shkollës fillore, pasi që njëra nga to u dërgua për të punuar si shërbëtore, e ku më vonë edhe ishte martuar kurse tjetra mbeti në ishullin ku kishin lindur dhe kishin familjen e tyre.

Të zëna me angazhime dhe punë, motrat rrallë takoheshin derisa mbushën 70-vjeç, kur filluan të bënin pelegrinazhe së bashku.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina