Connect with us

Life

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2022

Published

on

Si çdo vit, kompania “Henely & Partners” ka bërë një renditje të pasaportave më të fuqishme në botë, mbajtësit e të cilave mund të udhëtojnë në numrin më të madh të vendeve pa vizë.

Indeksi i “Henley & Partner” bazohet te të dhënat e marra nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror për 199 pasaporta dhe 217 destinacione udhëtuese.

Në vendin e parë renditët Singapori dhe Japonia, të gjithë ata që janë të pajisur me pasaportat të këtyre shteteve mund të udhëtojnë në 192 destinacione të ndryshme. Vendi i dytë i takon Gjermanisë dhe Koresë së Jugut të cilët kanë drejt udhëtimi në 190 vende të botës.

Me drejt udhëtimi në 189 vende renditën të gjithë ata që kanë pasaporta të Finlandës, Italisë, Luksemburgut dhe Spanja.

Austria, Danimarka, Franca, Holanda dhe Suedia renditën në vendin e katërt me të drejt udhëtimi në 188 destinacione të botës.

Top 5 e vende me të drejtë udhëtimi më së shumti në botë e përmbyll, Irlanda dhe Portugalia të cilat kanë mundësi udhëtimi në 187 vende të ndryshme.

Pasaporta e Kosovës është listuar në vendin e 103-të, me drejtë udhëtimi në vetëm 40 destinacione. Ndërsa pasaporta e Shqipërisë renditët në vendin e 49-të me të drejt udhëtimi në 114 vende të botës.

Life

Diferenca në moshë nuk e pengon dashurinë

Published

on

Dashuria nuk njeh moshë, është një nga thëniet që shpesh herë e kemi dëgjuar. E se dashuria nuk njeh  moshë këtë më së mirë na kanë dëshmuar çiftet e Hollywood-it të cilët kanë diferencë të madhe mes tyre por kjo nuk i ka penguar për lidhjet e tyre.

Listën fillojmë me çiftin e njohur: Mick Jagger & Melanie Hamrick

 David Foster & Katharine McPhee

Steven Tyler & Aimee Preston

Madonna & Ahlamalik Williams

Continue Reading

Life

Vendet që duhet të vizitoni gjatë 2022-it sipas shenjës suaj të horoskopit

Published

on

Sapo kemi hyrë në vitin 2022 dhe keni mjaftueshëm kohë të vendosni për vendin e pushimeve. Të zgjidhni një udhëtim duke dëgjuar yjet, është gjëja më ë mirë që mund të bëni. Sipas “Skycanner” bazuar në karakteristikat e shenjave të horoskopit vendet që duhet të vizitoni janë këto:

Dashi: Tenerife

Për Dashin ky vit do të jetë i mbushur me pasion, zbulime të reja dhe dashuri me shikim të parë. Përse të mos e prisni dashurinë në Tenerife, nën hijen e një palme?

Demi: Helsinki

Ky vit për të lindurit në shenjen e Demit do të jetë një vit në kërkim të stabilitetit. 2022 do të jetë për ju një vit i qetë, reflektues. Nuk ka vend më të mirë se një qytet mikpritës e kreativ, peisazhet e borës që mundëson Helsinki do të jenë frymëzim për ju.

Binjakët: Pekin

2022 për Binjakët do të sjellë shumë kënaqësi dhe arritje objektivash, do të shkoni përtej limiteve. Dhe ja sepse udhëtimi në Pekin do të ishte ideali, mes një shëtitje në “Murin e Madh Kinez” dhe një selfie në sheshin më të madh në botë “Tienanemen” do të bënin që të mbanit mend gjatë vitin 2022.

Gaforrja: Zanzibar

2022 do të jetë viti që do të sjellë mjaft kënaqësi për nga pikëpamja profesionale. Dhe riparimi i energjive, para se të zhyteni sërish në rutinë është i rëndësishëm. Prandaj ‘Skyscanner” për ju këshillon Zanzibarin. Është vendi ideal për të rigjeneruar dhe gjetur diçka të bukur për zemrën tuaj.

Luani: Marrakesh

Për Luanin, 2022 do të jetë një vit në kërkim të dashurisë, mes pasionit dhe rikthimit të dashurive të vjetra. Marrakeshi është mjedisi ideal i cili ofron mjedisin romantik dhe ekzotik i cili do iu surprizojë me të vërtetë.

Virgjëresha: Bali

Të gjithë ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës, në vitin 2022 do të viheni në provë. Është e rëndësishme të qëndroni larg zënkave dhe polemikave në familje dhe në punë. Bali është vendi i duhur për të gjetur paqen e brendshme, një shëtitje në zemër të ishullit dhe pak sërf në brigjet e Ovest do të ishin ideale.

Peshorja: Porto

Viti 2022 për Peshoret do të jetë viti që do të shpërbleheni për sakrificat e vitit që lamë pas. Do të vijnë surpriza dhe do t’ju kthehet entuziazmi, por edhe pak nostalgji. Udhëtimi ideal është Porto, qyteti në Portugali i cili është një ndërthurje e kënaqësisë, kreativitetit, ushqimit të mirë dhe klimës.

Akrepi: New York

Të angazhuar në mijëra punë dhe që shpesh humbisni rastet më të mira, duhet një qytet me stimuj dhe plot energji. Qyteti ideal është New York-u.

Shigjetari: Praga

2022-shi për ju që i përkisni shenjës së Shigjetarit do të jetë viti i konfirmimeve në aspektin personal, por edhe me zhvillime të rëndësishme lidhur me jetën profesionale. Një udhëtim drejt Pragës për të forcuar një lidhje miqësie. Ose mund të shkoni me njeriun e zemrës për të ndezur pasionin mes jush.

Bricjapi: Moskë

Triumfe, suksese në punë, objektiva të arritura, kështu do të jetë viti 2022 për Bricjapët. Destinacioni ideal është Moska, me “Sheshin e Kuq” dhe monumentet e shumta për t’u vizituar.

Ujori: Amsterdam

Ujori është shpirti i lirë, plot me energji. Dhe vitin 2022 e prisni me dëshirë dhe kreativitet. Ky është rasti i duhur për të shkuar e për të zbuluar Amsterdamin, një qytet plot energji.

Peshqit: Katania

Njerëzit që i përkasin shenjës së Peshqve kanë nevojë të gjejnë frymëzim për projekte të reja. Për të eksploruar horizonte të reja iu këshillojmë Katanian, një vend i bukur ku ndërthuren shumë kultura.

Continue Reading

Life

Tigani më i madh në botë

Published

on

Pjesë e librit të Rekordeve Guiness do të jetë edhe një tigan madhësia e te cilit është, 18 metra. Madhësia e tij e bënë atë më të madhin në botë. Ky tigan është parë gjatë transportit në Tennesse të SHBA-së.

Ai ishte duke u dërguar në Muzeun e Gize-s Lodge, i krijuar vetëm për atraksion.

“Muzeu do t’u ofrojë vizitorëve nga e gjithë SHBA-ja një destinacion për t’u zhytur në historinë e krijimit të disa produkteve nga giza, gazimin me gizë dhe kulturën e fuqishme që e rrethon”, thuhet në njoftimin e muzeut.

Ky muze është në ndërtim e sipër dhe për publikun pritet të hapet në fund të verës së këtij viti.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina