Connect with us

Lajmet

Paper Radio – Radioja më e re në vend

Published

on

Një radio e re erdhi në kryeqytet! Një media e re filloi punën, për të plotësuar skenën mediale të vendit. Paper Radio është mediumi që do t’ua sjellë argëtimin dhe informacionet që i preferoni.

Me qëllim promovimi të vlerave të mira, të kulturës, muzikës e artit, Paper Radio, nga e hëna do të jetë shoqëruesi i juaj kryesor. Radioja do të ofrojë program 24 orësh dhe do të jetë në shërbim të dëgjuesve, e më vonë edhe të shikuesve, në çdo ditë të javës.

Çdo mëngjes, me juve do të jetë Berat Miftari me programin e mëngjesit, nga ora 7:30. Gjatë ditës do të transmetohen edhe edicionet e lajmeve, me të rejat e fundit nga vendi, bota, kultura e sporti. Gjithashtu, gjithçka do të mund të gjeni edhe në ueb-faqen e Paper Radio, www.paperonair.com, ku mund ta ndëgjoni LIVE në mbarë botën.

Do të fillohet vetëm me emisionin e mëngjesit dhe skema do të pasurohet edhe me shumë emisione të tjera.

Numërojmë katër ditë festë drejt Vitit të Ri.

91.1 FM – LIVE from Prishtina!

Kosova

Deputetët debatojnë për 100 ditëshin e Qeverisë

Published

on

Në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë Kurti.

Po ashtu në rend dite është zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se minishengeni ballkanik, i emëruar tani “Open Ballkan”, synon të krijohet mbi parimin e superioritetit të Serbisë, pozicion ky, siç ka thënë ajo, i keqpërdorur çdoherë nga Serbia duke abuzuar me të tjerët.

Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se rishikimi i buxhetit është bërë sipas preferencave politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Continue Reading

Lajmet

Kolona të gjata në Merdarë

Published

on

Po vazhdojnë kolonat e gjata në kufi. Deri në dy orë janë pritjet në dalje të pikës së kalimit kufitar në Merdarë, kolona e veturave është 800 metra.

Ndërsa për në hyrje në këtë pikë kufitare pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa 300 metra është kolona.

Pritje ka edhe në pikat kufitare Vermicë dhe Dheu i Bardhë. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më pak pritje janë në pikat kufitare Glloboqicë, Stançiq, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës dhe Kullë.

Continue Reading

Kosova

Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nis faza katërt e dezinsektimit hapësinor.

Përmes një njoftimi në Facebook, komuna shkruan se dezinsektimi do të vazhdojë deri më 7 gusht.

“Ftojmë qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanimë”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina