Connect with us

Life

Pak alkool, mbron zemër

Published

on

Sipas një studimi të fundit “nëse keni ndonjë problem kardiovaskular një sasi e vogël alkooli çdo ditë mund t`ju ndihmojë të reduktoni rrezikun e një ataku kardiak apo hemorragjie cerebrale”-thotë CNN

Rezultatet nuk i referohen popullsisë së gjerë por vetëm personave që kanë pasur vështirësi me shëndetin kardiovaskular. Ajo që autorët e raportit zbuluan nga hulumtimet, ishte befasuese:

“Nëse vazhdoni të pini nga pak pas një goditjeje kardiake, nuk ju bën keq përsa kohë konsumi mbetet në nivele të ulëta”.

Studiuesja Emmanuela Gakidou thotë se kur bënë krahasimet me njerëzit që pinë aspak pije alkoolike, panë se ata që merrnin 105 gramë alkool çdo javë, e barasvlershme kjo me një shishe verë apo 6 kanaçe birre, duket se janë më të mbrojtur mes personave që kanë pasur probleme me zemrën.

“Ky është pak a shume kufiri i rekomanduar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për burra dhe gra 166 gramë në javë”.

Zbulimi nuk vlen sidoqoftë për të gjithë, pasi konsumi i alkoolit shton rrezikun për sëmundje të tilla si ciroza e mëlçisë, tuberkulozi dhe kanceri, ndaj persona të prekur prej tyre, nuk duhet ta aplikojnë këtë këshillë

Life

Shtëpia e gjerë prej 3 metrash shitet për 1.25 milionë dollarë

Published

on

Një shtëpi mjaft interesante në Boston është shitur për 1.25 milionë dollarë, shtëpi kjo e cila është e gjerë vetëm 3 metra.

Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1890, e ku ka dy dhoma dhe një banjë.

Madhësia e shtëpisë është 1.165 metra katrorë, e që është një vend i shpeshtë turistikë.

Shtëpia e dobët
Shtëpia e dobët
Shtëpia e dobët

Continue Reading

Life

Gjenden lakuriqët që bartin mutacione të koronavirusit

Published

on

Një ekip shkencëtarësh nga Laosi, në Azi, studiuan lakuriqët e natës nga katër shpellat e ndryshme të këtij vendi që përmbajnë variante të koronavirusit të ngjashme me SARS-COV-2.

Ekipi i shkencëtarëve nuk e gjeti këtë virus te lakuriqët e natës, por ata zbuluan pjesë të koronavirusit që kanë nevojë vetëm për mutacione të vogla për t’u shndërruar në një variant të ri.

Sekuenca të afërta me ato të llojeve të hershme të virusit pandemik SARS-CoV-2 ekzistojnë në natyrë dhe janë gjetur në disa lloje të lakuriqëve të natyrës nga familja Rhinolophus, shkruajnë autorët e një studimi që është në proces të rishikimit shkencor dhe botuar në formë të para-lëshimit në “Nature Portfolio Journal”.

Derisa studimi të eliminojë plotësisht teorinë se virusi mund të jetë bërë artificialisht në laboratorë, procesi i kërkimit vazhdon në mënyrë që të merren përgjigje më të plota.

“Nuk jam i sigurt se do të gjejmë ndonjëherë një gjë identike, por ajo që do të gjejmë janë viruse në lakuriqët e natës që janë të ngjashëm me koronavirusin,” tha profesori Stuart Neil, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Kolegjin Mbretëror të Londrës, i cili nuk mori pjesë në studim.

“Është një ekosistem kompleks dhe nëse do të kemi fatin të gjejmë atë të duhurin apo të zbulojmë copëza mbetet një pyetje e hapur,” shtoi tutje ai për “The Telegraph”.

Zbulimi nga shkencëtarët në Laos gjithashtu thekson se më shumë pandemi, të tilla si koronavirusi, gjenden në natyrë. Ata theksojnë se studimi i mëtejshëm i SARS-CoV-2 do të ndihmonte shumë në luftën kundër një pandemie të re të mundshme.

Continue Reading

Life

Motrat japoneze bëhen pjesë e “Guiness”, si binjaket më të vjetra në botë

Published

on

Në Librin e Rekordeve “Guiness” janë bërë pjesë dy motra japoneze, si binjaket më të vjetra në botë.

Umen o Sumiyama dhe Koume Kodama janë 108 vjeçare, të cilat kanë lindur më 5 nëntor 1913, në Shodoshima të Japonisë.

Motrat japoneze ishin ndarë pas shkollës fillore, pasi që njëra nga to u dërgua për të punuar si shërbëtore, e ku më vonë edhe ishte martuar kurse tjetra mbeti në ishullin ku kishin lindur dhe kishin familjen e tyre.

Të zëna me angazhime dhe punë, motrat rrallë takoheshin derisa mbushën 70-vjeç, kur filluan të bënin pelegrinazhe së bashku.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina