Connect with us

Kulturë

“Only Murders in the Building” nga 31 gushti në “Hulu”

Published

on

“Only Murders in the Building” është seriali i cili i takon zhanrit komedi, i krijuar nga Steve Martin dhe John Hoffman.

Protagonistë kryesor janë Steve Martin, Martin Short dhe Selena Gomez ndërsa kasta e aktorëve përbëhet edhe nga shumë personazhe të tjera.

Ky projekt e rrëfen historinë e tre fqinjëve të cilën nuk e njohin njëri-tjetrin, por e ndajnë dashurinë dhe obsesionin për krimin. Rastësisht ata e gjejnë veten të përfshirë në një situatë të tillë. Por gjërat marrin kahe tjetër kur jeta e tyre vihet në rrezik, dhe këta tre persona kureshtarë e kuptojnë se një vrasës jeton në ndërtesën e tyre.

Seriali “Only Murders in the Building” do të lansohet në platformën Hulu, më 31 gusht të këtij viti.

Kulturë

Hapet muzeu i filmave në Los Angeles

Published

on

Në Los Angeles është hapur muzeu i filmave. Ky muze pritet të jetë i disponueshëm javën e ardhshme për publikun, kurse do të jetë muzeu më i madh dedikuar filmit në Amerikën e Veriut.

Deri më tani ky qytet nuk kishte një muze të tillë kurse tani pritet që të jetë një vend mjaft i dashur për fansat e filmave.

Po ashtu, ky muze po vlerësohet për dizajnin e veçantë, e në të cilin janë investuar rreth 390 milionë dollarë.

Continue Reading

Kulturë

RuPaul Charles bënë histori në “Emmy Awards”

Published

on

Artisti RuPaul Charles këtë vit ka arritur të fitoj tri çmime në “Emmy Awards”, kështu duke u bërë personi i parë me ngjyrë që grumbullon 11 trofe nga “Emmy Awards”.

Charles mori çmimet në tre kategori për të cilat ai shpesh herë edhe është lavdëruar dhe përfolur. Në eventin madhështor, ikona 60-vjeçare u nominua për të 16-tën herë në total për ekskluzivitetin “RuPaul’s Drag Race”. Shfaqja “RuPaul’s Drag Race” në përgjithësi ka marrë 59 nominime dhe ka fituar 25 “Emmy”.

Nuk ka shenja që RuPaul ka në plan që të ndalojë pasi muajin e kaluar ai ka njoftuar sezonin e 14 -të të “Drag Race” në VH1, plus edhe një sezon të ri të pas shfaqjes me titull “Drag Race: Untucked”. Përpos të gjitha këtyre pritet që edhe pjesa e dytë e “Secret Celebrity Drag Race” të publikohet.

Continue Reading

Kulturë

Netflix do të publikoj trailerin e dokumetarit për Britney Spears

Published

on

Netflix do të publikoj sot trailerin e dokumentarin për Britney Spears, një klip prej 18 sekondash, ku dëgjohet zëri i këngëtares duke lënë një mesazh për avokatin e saj në vitin 2009.

Dokumenatari do të publikohet më 28 shtator në platformën Netflix, një ditë para seancës së ardhshme gjyqësore të Spears e cila do mbahet me 29 shtator.

Dokumentari drejtohet nga Erin Lee Carr dhe është duke u punuar mbi të tash e një vit. Netflix refuzoi kërkesën e Variety për koment mbi projektin dhe përfaqësuesit.

Dokumentari u përqendrua pjesërisht në lëvizjen e fansave #FreeBritney që për vite me radhë, protestojnë për lirin e këngëtares, të cilët thonë së këngëtarja po mbahet nën kontrollin e babait mbi financat e saj dhe djalin e saj, kundër vullnetit të saj tash e 13 vite.

Dokumentari i Netflix për Spears, i cili u raportua për herë të parë nga Bloomberg muaj më parë, ka qenë në punë shumë kohë para se të debutonte “Framing Britney Spears”.

Që nga koha kur doli dokumenti i New York Times (dhe pasi projekti Netflix u vu në zhvillim), situata e Spears është futur në qendër të ciklit ndërkombëtar të lajmeve, pasi Spears dha dëshminë e saj, për herë të parë, më 23 qershor, gjatë seancës së saj të parë publike gjyqësore në Gjykatën Superiore të Los Angeles

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina