Connect with us

Bota

OBSH bënë thirrje për kujdes në fillimin e lojërave olimpike

Published

on

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje sot qeverive, bizneseve dhe qytetarëve në të gjithë botën të bashkohen “në garën” kundër covid-19, pasi numri i të infektuarve ende po rritet.

“Ne nuk jemi në një garë kundër njëri-tjetrit, ne jemi në një garë kundër virusit”, ka thënë shefi i OBSH-së Tentros Antanom, duke iu drejtuar anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për fillimin e lojërave olimpike në prag të rritjes së të infektuarve me variantin Delta.

Kreu i OBSH-së kritikoi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave midis vendeve, duke shpjeguar se pandemia do të përfundojë nëse ekonomitë e G20 tregojnë aftësi drejtuese dhe ka një shpërndarje më të drejtë të vaksinave.

“Në vend që vaksinat të shpërndaheshin gjerësisht, vetëm disa me fat u vaksinuan. Pandemia do të mbarojë kur njerëzit të vendosin. Ajo është në duart tona”, theksoi ai.

Mbi të gjitha, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së ka theksuar që Lojërat Olimpike të Tokios duhet të mbahen normalisht për t’i treguar botës që mund të marrim masat e nevojshme në mes të pandemisë së koronavirusit.

Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen me 23 korrik mes dyshimeve për sigurinë e tyre, pasi mijëra njerëz nga e gjithë bota priten të marrin pjesë në kryeqytetin japonez.

Numri në rritje i rasteve në Tokio ka lënë në hije ngjarjen sportive ndërkombëtare, e cila vitin e kaluar u desh të shtyhej për shkak të pandemisë.

Bota

Varianti Delta, shqetësim për botën

Published

on

Varianti Delta i koronavirusit është duke u përhapur me lehtësi, në shumicën e vendeve në botë, madje Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, e ka cilësuar variantin indian të ngjashme “lijen e ujit”.

Sipas studimit të fundit të publikuar nga CDC, personat e infektuar me variantin Delta, kanë një sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt.

Hulumtimi i ri tregon se edhe vaksinat e krijuara ndaj virusit mund të mos jenë  mjaftueshëm mbrojtëse ndaj këtij varianti.  

Teksa në shumë vende qytetarët po refuzojnë vaksinimin ndaj coronavirusit, nga ana tjetër Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit, si përpjekje për të rritur shkallën e imunizimit në SHBA.

SHBA-ja ka rikthyer përdorimin e maskës pas përhapjes së variantit Delta.

Teksa SHBA-ja dhe Evropa po përballen me variantin Delta, në Kinë ka shpërthyer prap koronavirusi i variantit Alpha, i cili supozohet të jetë “Infektimi më i madh pas Vuhanit”. Virusi është përhapur në pesë provinca të Pekinit, ndërkohë në

Continue Reading

Bota

Gjermania pritet të rikthej testimet e detyrueshme për Covid-19 për vizitorët

Published

on

Rastet e reja me koronavirus që po vazhdojnë të rriten në Gjermani, kanë bërë që të mendohet që të rikthehen testimet e detyrueshme për vizitorët.

Rregullat e reja për hyrje në Gjermani kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit korona prej pushuesve jashtë vendit.

Sipas një projekt-urdhërese nga Ministria federale e Shëndetësisë, personat e pavaksinuar në veçanti duhet të jenë të përgatitur për detyrime të reja për testim. “Vala tjetër e numrit të lartë të infektimeve që pritet, sipas parashikimeve aktuale, duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.”

Kabineti i qeverisë federale do të vendosë mbi draftin të premten, e vendimi duhet të hyjë në fuqi të dielën.

Continue Reading

Bota

Biden ofron pako ndihmëse vetëm që qytetarët të vaksinohen

Published

on

Miliona punëtorë federalë në SHBA do t’iu kërkohet të verifikojnë se janë vaksinuar kundër coronavirusit ose përndryshe përballen me vendosjen e detyrueshme të maskës, testimin javor, distancimin dhe rregulla të tjera të reja, njoftoi të enjten administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

Udhëzimet e reja të rrepta kanë për qëllim rritjen e normave të ngadalta të vaksinimit në mesin e 4 milionë amerikanëve që tërheqin pagesat federale dhe për të vendosur një shembull për punëdhënësit privatë në të gjithë vendin, raporton theguardian.

“Është një pandemi e re e të pavaksinuarve, njerëzit po vdesin edhe pse nuk kanë arsye të vdesin, duke pasur vaksinimet”, tha Biden.

Biden u ka bërë thirrje qeverive shtetërore dhe vendore, që të përdorin fondet e siguruara nga paketa e ndihmës kundër coronavirusit për të stimuluar vaksinimet duke ofruar 100 dollarë për individët që marrin vaksinën.

Deri më tani rreth 57.7 për qind (rreth 190 milionë) banorë e ka marrë së paku një dozë të vaksinës ndërsa rreth 50 për qind (164 milionë) janë vaksinuar plotësisht

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina