Connect with us

Bota

Ngjarjet në botë që e karakterizuan vitin 2021

Published

on

Bota në vitin 2021 është përballur me problemet gati të ngjashme me vitin paraprak.

Krizat ekonomike, problemet me pushtet si dhe pandemia, e cila ishte dhe vazhdon të jetë problemi i përbashkët i njerizimit ka përcjellë gjithë vitin.

2021-ta e gjeti botën ende duke u kuruar nga ky virus.

Pas zbulimit të vaksinës së parë nga kompania farmaceutike “Pfizer Bio and Tech” më 2 dhjetor të vitit 2020 nga Britania e Madhe, gjërat filluan të përmirësohen.

Bota pranoi edhe përdorimin e vaksinave si Johnson and Johnson, AstraZenca, Sinofarm dhe Sputnik V.

Me fillimin e vaksinimit Presidenti francez Emmanuel Macroon ka propozuar një plan për ndarjen e vaksinave të Covid-19 për vendet e varfra.

Derisa Britania e Madhe përgatiti takim me shtetet e G7-s në krye me kryeministrin Boris Johnson, ku edhe u vendos për ndarjen e vaksinave për vendet e varfëra me pakon “COVAX”, përfituese e të cilës ishte edhe Kosova.

Teksa po vazhdonte jeta me zhvillime normale në botë, infeksionet me Covid-19 po shënonin rritje, vaksina e kompanisë Pfizer, rezultoi 90% efektive kundër variantit indian Delta.

Muaji i fundit e qeli vitin 2021 me zbulimin e variantit më të ri të quajtur Omicron, i cili së pari u zbulua në San Francisco më 2 dhjetor.

I cili ka rikthyer mbizotërimin e covidit në shumë vende si në Evropë ashtu edhe në Amerikë. Gjermania ka regjistruar më shumë se 90 mijë raste të infektimit, të njëjtin ritëm po e përcjell edhe New Yorku dhe Los Angelos.

Deri tani në botë janë vaksinuar me një dozë 8.47 miliardë banorë, teksa 3.63 miliardë banorë janë vaksinuar me dy doza.

PUSHTETI

Udhëheqësit botëror fillimi vitit 2021 i gjeti me ndryshime, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen presidentin e ri, në janar Joe Biden u bë president i SHBA-së pasi shumica e demokratëve votuan për të. Duke larguar nga pozita Donald Trump të cilit i’u desh kohe ta pranoj faktin që nuk ishte me president.

Po në fjalimin e inaugurimit 22 vjeçarja, Amanda Gorman u bë poetja më e re në Amerikë e cila dha fjalimin në përurimin e presidentit Biden.

Derisa SHBA-ja fitoi një udhëheqës të ri, Britania e Madhe humbi një nga princërit e saj më të vjetër, Princ Philip vdiq në muajin prill dy muaj pa mbushur 100 vjeç.

Ceremonia e vdekjes së tij, u përcoll me nderimet më të madha si dhe me polemika të shumta rreth familjes mbretërore.

Princ Harry dhe Princ William ranë në syrin e mediave pas nuk qëndruan së bashku gjatë ceremonisë.

Kur jemi tek ndërrimi i udhëheqësve në botë, një ndërrim të tillë përjetoi edhe Izraeli.

Në gjysmën e këtij viti mes Izraeli dhe Palestinës u zhvilluan disa konflikte, ku për pasojë disa qytetarë u vranë.

Shpërthimi i luftimeve filloi me një sërë veprimesh izraelite në Jerusalem – duke përfshirë tentativën për dëbimin e familjeve palestineze në Jerusalemin Lindor nga kolonët hebrenj.

Pjesë e sulmeve ishin edhe e zyrat e Al Jazeera-s dhe Associated Press.

Ky konflikt i dy vendeve bëri që populli izraelit te votoj kundër kryeministri shumë vjeçar Benjamin Netanyahu i cili ra nga pushteti, ku u vendos kundërshtari i tij politik Naftali Bennet.

Ndryshim pushteti pati edhe në Avganistan por atje jo me proces elektoral por me një pushtim klasik nga Talebanët.

Talibanët morën nën kontroll vendin, pasi Washingtoni vendosi t’i tërheq trupat ushtarake nga atje.

KURIOZITETE

Llogari sekrete të liderëve botëror me shifra marramendëse të parave ishte një tjetër skandal që u zbulua gjatë vitit 2021 në rastrin e njëhur si “Pandora”.

Në maj të këtij viti çifti miliarderë Bill and Melinda Gates nënshkruan divorcin e tyre pas 22 vjetësh martesë.

Çifti kishin ndihmuar me bamirësi disa shtete për kauza të ndryshme, njësoj si ndihmoi edhe Kosovën në kohën e luftës.

Lajmet e ndryshme bëhen të mëdha nga tweet-et  e ndryshme nga politikanët, këngëtarët, artistët, themeluesi i saj Jack Dorsey dha dorëheqje në nëntor.

Rrjeti social Twitteri, u hapë në vitin 2006, dhe tëeeti i pari ishte nga Dorsey me postimin “Just setting up my twttr”.

Po në fund të këtij viti Kancelarja Gjermane Angela Merkel u largua nga posti i saj si Kancelare ku u vendos Olaf Shkolz.

Continue Reading

Bota

Gjykata amerikane ndalon rregullin e vaksinës anti-COVID për bizneset amerikane

Published

on

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka bllokuar rregullin e Presidentit Joe Biden që kërkon nga punëtorët e kompanive të mëdha të vaksinohen kundër Covid-19 ose të mbajnë maskën dhe të bëjnë testin çdo javë.

Në të njëjtën kohë, gjykata po lejon administratën të vazhdojë me një obligim vaksinimi për shumicën e punonjësve të kujdesit shëndetësor në SHBA.

Urdhrat e gjykatës të enjten gjatë një rritjeje të rasteve të koronavirusit ishin një thes i përzier për përpjekjet e administratës për të rritur shkallën e vaksinimit midis amerikanëve.

Gjykata pohoi se administrata Biden e ka tejkaluar autoritetin e saj duke kërkuar të imponojë rregullin e vaksinës ose testit të Administratës së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë mbi bizneset amerikane me të paktën 100 punonjës. Më shumë se 80 milionë njerëz do të ishin prekur nga kjo masë.

“OSHA nuk ka vendosur kurrë më parë një mandat të tillë. As Kongresi nuk e ka bërë. Në të vërtetë, megjithëse Kongresi ka miratuar legjislacion të rëndësishëm që adreson pandeminë COVID-19, ai ka refuzuar të miratojë ndonjë masë të ngjashme me atë që OSHA ka shpallur këtu”, shkruan konservatorët në një opinion të panënshkruar.

Presidenti Biden, vendimi i të cilit është ulur, shprehu zhgënjimin me vendimin “për të bllokuar kërkesat e arsyeshme për shpëtimin e jetës për punonjësit”.

“Unë u bëj thirrje udhëheqësve të biznesit që të bashkohen menjëherë me ata që tashmë janë rritur – duke përfshirë një të tretën e kompanive të Fortune 100 – dhe të krijojnë kërkesat e vaksinimit për të mbrojtur punëtorët, klientët dhe komunitetet e tyre”, shkruan BBC, transmeton Paper Radio.

Më shumë se 208 milionë amerikanë, apo 62.7% e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar dhe më shumë se një e treta e tyre kanë marrë vaksina përforcuese, sipas Qendrave Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Continue Reading

Bota

Shpërthimi i motit të ftohtë në Amerikë, temperaturat e ulëta deri në -45 gradë

Published

on

-45 gradë Celsius janë regjistruar temperaturat më të ulëta në veri të Çikagos. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, këto temperatura do të zgjasin deri në fund të kësaj jave.

Një shpërthim arktik ka goditur shtetet verilindore dhe veriore të Atlantikut të mesëm, duke sjellë temperaturat më të ftohta, të cilat nuk janë parë prej më shumë se tri vitesh.

Disa pamje të publikuara tregojnë se si shumë nga vendet e Çikagos janë ngrirë në ditën më të ftohtë në këtë vend, me temperatura deri në -45.

Sipas FOX Weather, disa vende nuk kanë parë temperatura kaq të ftohta që nga janari 2019.

Në Massachusetts, disa shkolla janë mbyllur për shkak të motit, duke përfshirë Bostonin, Worcesterin dhe Lowellin.

“Ne duam të sigurohemi që të mos ketë rrezik që nxënësit të jenë jashtë të ftohtë gjatë rrugës për në shkollë ose të kenë probleme në shkollë”, ka thënë kryebashkiaku i Bostonit, Michelle Wu, sipas Boston 25 News.

Shkollat ​​u mbyllën edhe në pjesë të Vermont dhe New Hampshire.

Continue Reading

Bota

OBSH: Omicron po përhapet shpejtë në botë

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka parashikuar një situatë të zymtë lidhur me pandeminë e coronavirusit. Deri në mes të marsit mund të jetë infektuar më shumë se gjysma e evropianëve nga varianti Omicron.

Omicron është si një stuhi, që po kalon nga Perëndimi në Lindje përmes rajonit evropian dhe po i shtohet shifrave të rritura të variantit Delta, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge. Varianti Omikron i coronavirusit po shndërrohet shpejt në variantin dominant në Evropën Perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan.

Në sfondin e ritmit aktual të përhapjes Institutit Studimor, IHME bazuar në kalkulimin e modeleve të mundshme parashikon, që mbi 50 përqind e popullsisë në rajonin evropian mund të infektohen me Omikron në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm. Në një raport të institutit më 8 janar thuhet shprehimisht; “Modelet tona për rajonin evropian parashikojnë, që në mes të janarit me mbi 12 milionë infeksione në ditë të arrihet niveli më i lartë – por kuotat më të larta në nivel kombëtar mund të variojnë dukshëm nga njëra-tjetra”.

Deri tani janë të pamjaftueshme të dhënat për të vlerësuar saktësisht, se sa e rëndë mund të jetë sëmundja nga varianti Omikron. E qartë është, që numri i të infektuarve në Gjermani gjatë ditëve të fundit është rritur.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina