Connect with us

Lajmet

Nesër pritet të fillojë asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”, në Prishtinë

Published

on

Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë e cila tash e sa kohë bëri që qytetarët e kësaj ane të ballafaqohen me probleme të shumta, si duket është drejtë përfundimit të telasheve.

Të martën do të fillojë asfaltimi i kësaj rruge, punime të cilat do të vazhdojnë edhe të mërkurën.

Kështu kanë bërë të ditur nga Komuna e Prishtinës nëpërmjet një komunikate për medie.

“Nesër me datë 12.10. 2021 si dhe pasnesër me datë 13.10.2021, do të asfaltohet rruga ‘Muharrem Fejza’, prandaj bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për këtë kërkesë. Ju lusim të publikoni si njoftim për qytetarët”, thuhet në komunikatën për medie të Komunës së Prishtinës. 

Lajmet

Kosova e treta në Ballkan për karate

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në karate, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Karateistët nga Kosova mposhtën Malin e Zi, humbën nga Turqia, ndërsa në luftën për medalje mundën Bullgarinë.

Kosova fitoi edhe tri medalje tjera në individuale. Elhami Shabani fitoi të argjendtën, ndërsa Herolind Nishevci e Fortesa Orana të bronztën.

Continue Reading

Lajmet

Deri në ora 15:00 votuan rreth 27 për qind e qytetarëve

Published

on

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në ora 15:00 kanë votuar 26,95% e qytetarëve me të drejtë vote.

Radoniqi ka thënë se procesi i votimit po vazhdon në të gjitha vendvotimet dhe se votimi në përgjithësi është duke vijuar pa ndonjë problematikë me rëndësi për raportim.

Komuna e Zveçanit është komuna me përqindjen më të lart të votueseve deri tani me 56.91%.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Continue Reading

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina