Connect with us

Lajmet

Në Prishtinë janë 224 raste aktive me COVID-19

Published

on

Kryeqyteti vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me Covid-19.

Prishtina aktualisht ka 224 raste aktive, duke lënë pas Gjilanin me 79 raste, Ferizajn me 66, Prizreni me 66, Rahoveci me 60 dhe komuna tjera me më pak raste.

Në nivel vendi janë 1095 raste aktive.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 raste të vdekjes dhe 14 raste të infektimit me koronavirus.

Lajmet

Kosova e treta në Ballkan për karate

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në karate, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Karateistët nga Kosova mposhtën Malin e Zi, humbën nga Turqia, ndërsa në luftën për medalje mundën Bullgarinë.

Kosova fitoi edhe tri medalje tjera në individuale. Elhami Shabani fitoi të argjendtën, ndërsa Herolind Nishevci e Fortesa Orana të bronztën.

Continue Reading

Lajmet

Deri në ora 15:00 votuan rreth 27 për qind e qytetarëve

Published

on

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në ora 15:00 kanë votuar 26,95% e qytetarëve me të drejtë vote.

Radoniqi ka thënë se procesi i votimit po vazhdon në të gjitha vendvotimet dhe se votimi në përgjithësi është duke vijuar pa ndonjë problematikë me rëndësi për raportim.

Komuna e Zveçanit është komuna me përqindjen më të lart të votueseve deri tani me 56.91%.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Continue Reading

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina