Connect with us

Kosova

Në Kosovë mbi 7 mijë punëtor marrin vetëm nga 80 euro në muaj

Published

on

Mbi 7 mijë punëtorë në Kosovë marrin vetëm nga 80 euro në muaj, ndërsa mbi 200 mijë punëtorë të tjerë në sektorin privat marrin pagë minimale, rreth 170 euro për muaj.

Por edhe shumë punëtorë të këtij sektori mbeten të rrezikuar për shëndetin dhe sigurinë në punë, edhe pse sivjet ka shënuar rënie numri i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës.

Kështu u tha me publikimin e dokumentit “Profili për sigurinë dhe shëndetin në punë”, nga Organizata “International Labour Organization”.

Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli në këtë takim adresoi problemin kryesor që është paga minimale.

“Ne, qe një kohë të gjatë nuk mund të takohemi dhe të bisedojmë me Këshillimin Ekonomiko Social. Kemi shumë probleme që duhet t’i zgjedhim, dhe kjo është shumë me rëndësi për arsye se ne kemi një pagë minimale që është shumë diskriminuese. Nga hulumtimet që kemi bërë si sindikatë dhe hulumtimet tjera, është shumë e ulët, nga rezultatet që i kemi nxjerrë, del se diku mbi 7 mijë vetë marrin rrogën vetëm 80 euro”, tha Hykolli

Kurse, Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti foli për sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Disa nga masat që do t’i ndërmarrim janë shtimi i numrit të inspektorëve të punës, avancimi i kapacitetit të Agjencisë së Punësimit, njohja e punës përkatëse si përvojë pune, ngritja e kapaciteteve për shqyrtimin e ankesave nga punëtorët, pushimi i lehonisë dhe pushimi prindëror. Të gjitha këto masa tani më veç janë në planin e organizimit dhe ekzekutimi i tyre është i planifikuar në mënyrë të saktë”, tha Kapitishtoi ai.

Kosova

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19

Published

on

Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit njofton se 17 mijë e 743 persona janë të infektuar me koronavirus në vend.

Derisa 458 ia kanë dalë betejës me virusin dhe 2 mijë e 957 raste të reja janë shënuar.

Kurse 1 person ka vdekur dhe janë zhvilluar rreth 12 mijë testime.

Continue Reading

Kosova

Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Published

on

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.

Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.

Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Continue Reading

Kosova

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 sot diskutohen masat e reja

Published

on

Ditëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me Covid-19 në vend andaj pritet që të diskutohen edhe masat e reja.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2050 raste të reja pozitive. Kurse, aktualisht janë 7200 raste aktive.

Për sot është paralajmëruar një mbledhje e Komitetit ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.

Sipas KosovaPressit, ndër masat që pritet të merren është vendosja e orës policore në 22:00.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina