Connect with us

Lajmet

Në Komision kalon projektligji për heqjen e homologimit,

Published

on

Me shtatë vota për Komision parlamentar për Legjislacion, ka miratuar raporti me amendamente për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete.

Me këtë ndryshim parashihet heqja e detyrueshme për homologimin e veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.

Pavarësisht që nuk mori pjesë në votim, deputeti nga PDK-ja Hajdar Beqa, ka thënë se ligji bazik për Automjetet, ka nevojë për shumë ndryshime.

“Konsideroj se ky ligj ka nevojë për shumë ndryshime dhe bie në shumë pika në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Disa pika janë në dëm dhe barrë e qytetarëve sa i përket ligjit bazik. Pra, mendoj se duhet të hiqet neni 43 i kushtëzimeve për pagesën e gjobave, për regjistrim”, theksoi Beqa.

Kryetari i Komisionit Adnan Rrustemi theksoi se janë vetëm dy amendamente teknike, sepse edhe projektligji ka katër nene dhe si komision vlerëson nëse projektligji dhe amendamentet e propozuara janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin e zbatueshëm.

“Ky projektligj për nga përmbajtja nuk bie mbi fushën e veprimtarisë së Komisionit për legjislacion, ne kemi këtu ashtu siç parashihet me Rregulloren e Kuvendit për të vlerësuar vetëm bazën ligjore dhe kushtetuese të amendamenteve dhe të projektligjit. por, jo për të diskutuar përmbajtjen. Këtë e ka në fushë veprimtari Komisioni për Bujqësi”, theksoi Rrustemi.

Projektligji për ndryshim plotësim të Ligjit për automjete javë më parë është miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova

Kryeministri Kurti takohet me bashkatdhetarët: Mërgatën nuk e shohim si kapital financiar por njerëzor

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me bashkatdhetarët, e ku ka deklaruar se nuk i sheh si kapital financiar mirëpo si kapital njerëzor.

Kurti po ashtu tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.

“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë edhe këtë javë temperaturat e nxehta

Published

on

Edhe në ditët e para të muajit gusht do të mbizotëroj i nxehti afrikan.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore. Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.

Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.

Continue Reading

Kosova

Me medalje mbretërore nderohet togeri i FSK-së në Britani

Published

on

Në Britani është nderuar me medalje mbretërore togeri i FSK-së, Ylli Abazi.

Lajmin për dekorimin e togerit të FSK-së, me medalje mbretërore e bëri të ditur Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Sipas njoftimit të ambasadës, Abazi mori Medaljen e Diplomimit të Forcave Ajrore Mbretërore.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të kënaqur të njoftojmë se Togeri i dytë i FSK-së, Ylli Abazi, mori Medaljen e Diplomimit të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) pas përfundimit të Trajnimit të Oficerëve në RAF Cranëell më 29 korrik 2021. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë një karrierë shumë të suksesshme si oficer në FSK”, thuhet tutje në njoftim.

No photo description available.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina