Connect with us

Prishtina

Në ditëlindjen e 61-të të Fadil Vokrrit, përurohet shtatorja e tij

Published

on

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, sot nga ora 18:00 do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit.

Ceremonia e përurimit të shtatores organizohet në ditëlindjen e 61-të të Legjendës së futbollit të Kosovës.

I pranishëm pritet të jetë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.

Në fund të kësaj ceremonie, FFK-ja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Lajmet

​Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Published

on

Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Prishtinë janë 2426 raste aktive.

Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Prishtinë janë 2426 raste aktive. Pas saj është komuna e Prizrenit me 995 raste dhe ajo e Fushë Kosovës me 865.

Sipas raporteve zyrtare, në total numri i rasteve aktive është 11.862.

Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Përndryshe, deri tash nga COVID-19 kana vdekur 2,889 persona.

Continue Reading

Prishtina

Besart Berisha transferohet te Prishtina

Published

on

Kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit me përvojë të madhe Besart Berisha.

Berisha gjatë karrierës së tij ishte futbollist në disa nga ligat më të mëdha si ajo e Gjermanisë, Norvegjisë, Danimarkës, Anglisë dhe Japonisë.

Po ashtu, sulmuesi 36-vjeçar ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, me të cilën kishte bërë 17 paraqitje duke regjistruar vetëm një gol, para se t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës, tek e cila debutimin e bëri më 24 mars 2017.

“Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardh-e-kaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë. Mirë se vjen Besart Berisha”, shkruan në profilin zyrtarë të Prishtinës në Facebook.

Continue Reading

Prishtina

Prishtina prinë me mbi 3 mijë e 500 raste aktive

Published

on

Kryeqyteti vazhdon të prijë me numrin e rasteve aktive me Covid-19. Aktualisht në Komunën e Prishtinës janë 3 mijë e 539 raste aktive të të infektuarve.

Prizreni është i dyti për nga numri i të infektuarve me 1 mijë e 379 raste aktive, i pasuar nga Ferizaj me 1 mijë e 181 dhe komuna tjera me më pak se 1 mijë raste.

Numri total i rasteve aktive në vend është 15 mijë e 835 ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 24 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 357 raste të reja.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina