Connect with us

Muzikë

Muzika dhe showbizi brenda 12 muajve të 2021-ës

Published

on

Gjatë 12 muajve të vitit 2021 janë shënuar shumë suksese e rekorde në muzikë, me hite e top-lista e me numër simbolik të koncerteve për shkak të pandemisë.

Minutat në vazhdim do t’i kujtojmë të preferuarit e publikut, listat “top dhjetë” të mbledhura nga kritikë muzikorë, YouTubers.

Por çfarë do të kujtojnë më shumë fansat e muzikës për vitin 2021? Këto janë momentet më të mëdha muzikore që përcaktojnë mirë vitin.

E njohur si arti i shprehjes së mendimeve me anë të tingujve, muzika si element kryesor ka zërin.

E pos zërit ajo që ka edhe bukurinë, sharmin e stilin e veçantë është padyshim ylli i Dua Lipa.

Sigurisht që këtë bllok do ta fillojmë me këngëtaren shqiptare sukseset e të cilës ishin të pa numërta gjatë vitit 2021.

Në ceremoninë “Brit Awards 2021”, Dua fitoi çmimin për albumin më të mirë britanik për “Future Nostalgia” dhe artistja më e mirë solo e vitit.

Në ceremoninë e 63-të të Grammys 2021, Lipa fitoi çmimin albumi më i mirë pop me “Futur Nostalgia”.

Ylli shqiptar u shpall “Artistja Ndërkombëtare e Vitit”, theu rekord botëror duke shitur më shumë se 200 mijë bileta brenda një nate për koncertin online në Londër, ajo bëri historinë në platformën e muzikës në Spotify duke u bërë femra e vetëm me dy albume brenda një viti, si dhe e përmbylli vitin duke u nominuar ne dy kategori për ceremoninë Brit Awards 2022, për trofeun e Këngës së vitit dhe për këngën më të mirë Pop&Rock.

Ajo hapi edhe një biznes të ri të quajtur “Servis 95”, shërbim ky i cili ofron thënie, këngët e pa publikuar, mode dhe ofron qasje online.

Kur jemi tek muzika, rikthimet e artistëve të mëdhenj janë shpesh të fuqishme dhe me “fresh”. Adele u rikthye me albumin e saj të ri “30”, i cili doli në shtator.

Me të njoftuar rikthimin e saj, rrjetet sociale u mbushen me shkrime për këngëtaren kudo.

Adele tha për Vogue se albumi ishte si një kapsulë kohe që shpjegon divorcin e saj të fundit. 30 u bë albumi më i shitur i vitit në të dy anët e Atlantikut.

Është e çuditshme të flasësh për grupin muzikor ABBA në kohën e tashme.

Thashethemet të cilat filluan nga viti 2016 për një rikthim të grupit, besuan se diçka do të realizohej këtë vit, deri sa grupi filloi të paraqiste takimet e tyre live dhe paralajmëruar albumin “Voyage” i pari pas 40 vjetësh.

Kur jemi te rikthimet grupi  Beatles, u rikthyen me një dokumentar “The Beatles Get Back”, i cili shfaqe veprimtarin e tyre nder vite.

Viti 2021 shënoi edhe data te tjera historike sa i përket koncerteve. Drake dhe Kanye West kaluan konfliktet mes tyre dhe realizuan koncertin e vitit për herë të parë pas 6 viteve mosmarrëveshje.

Ky vit lirisht mund te konsiderohet viti i grave, Taylor Swift u quajt mbretëresha e muzikës në ceremoninë Brit Awards pasi fitoi një mori çmimesh, teksa mori edhe epitetin e simbolit të muzikës pasi ri-rigjistroi albumin “Fearless” dhe këngën e kushtuar lidhjes së dikurshme me aktorin Jake Gallainhal “All To Well”.

Artisti LIL NAS X, u quajt mbreti i ri i popit pasi publikoi disa nga këngët që morën vëmendjen më të madhe gjatë vitit . Ai ka qenë një megastar që nga krijimi i historisë së popit në 2019 me këngën e tij “Old Town Road”, e cila kaloi 19 javë në krye të tabelës Billboard 200 -mbretërimi më i gjatë i çdo kënge që nga fillimi i listave.

Këngëtari Ed Sheeran, theu rekordin historikë me këngë “Shape of you” në plaftormen e muzikës Spotify, duke u bërë kënga e parë me mbi 3 miliardë transmetime.

Ky vit fatkeqesisht nuk u përmbyll pa tragjedi në koncertin Astroworld, në të cilën ishin përformues Travis Scott dhe Drake, mbeten të vdekur 10 persona si pasojë e turmës së madhe.

Muzikë

“Baby Shark” bën histori, arrin 10 miliardë shikime në YouTube

Published

on

Kënga e dashur nga fëmijët, “Baby Shark” ka bërë historinë, duke arritur 10 miliardë shikime në YouTube.

Jo vetëm se është videoja më e shikuar, një rekord që e regjistroi në nëntor 2020, por tani është e vetmja video në YouTube që ka arritur 10 miliardë shikime, konfirmoi YouTube për CNN.

Kënga për fëmijë, e krijuar nga kompania e Koresë së Jugut, “Pinkfong”, dhe performuar nga këngëtari koreano-amerikan Hope Segoine, u publikua më 2016 dhe u bë virale në Azi dhe në Amerikë më 2019.

Që nga atëherë, kënga është trasmetuar nëpër televizionet e mëdha botërore.

Për të festuar këtë arritje, kompania “Pinkfong” ka ftuar fëmijët në të gjithë botën që të shpërndajnë momentet e tyre të vallëzimit Baby Shark.

Continue Reading

Muzikë

Lista e përformuesve në Festivalin Coachella

Published

on

Harry Styles do t’i bashkohet përformuesve si Billie Eilish dhe Kanye West në festivalin Coachella, lajmin e kanë konfirmuar burimet për Variety.

Edhe grupi “Swedish House Mafia”, pritet të performojë. Njoftimi zyrtar dhe formacioni i plotë u publikuan të mërkurën në mbrëmje.

Kjo do të jetë performanca e parë në festival nga Styles, i cili sipas burimeve mund të publikojë edhe një  këngë të reja përpara performancës.

Së fundi ai përfundoi turneun më të madh në Amerikën e Veriut, që ka bërë ndonjë artist i madh që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit 2020, megjithëse ai nuk ka publikuar një album të ri që nga “Fine Line” në dhjetor të 2019.

Lajmi për praninë e tij në projektligj u raportua fillimisht nga Billboard; Variety dha lajmin për performancën e West javën e kaluar.

Continue Reading

Muzikë

Miley Cyrus thyen rekord botëror

Published

on

Miley Cyrus është bërë zyrtarisht artistja e parë femër që çdo këngë e albumit “Plastic Hearts” ka prekur numrin një në listat e iTunes në mbarë botën.

“Plastic Hearts” u publikua më 27 nëntor të vitit 2020. Ky album përmban hite si “Midnight Sky”, “Prisoner” e “Angels like You” dhe i njëjti debutoi në vendin e dytë në tabelën Billboard 200, po ashtu vazhdon të ecë mirë në iTunes.

Çdo këngë nga ky album ka zënë vendin e parë në tabelën iTunes në të paktën në një vend të botës.

Cyrus e arriti këtë qëllim më 8 janar kur kënga e saj “High” preku numrin një në tabelën iTunes në Peru.

Në krye të kësaj arritjeje, vetë albumi po merr çmime. Ky album ishte i ndryshëm nga publikimet e saj të mëparshme sepse bazohej kryesisht në zhanret e rock dhe pop.

Artistë tjerë në këtë album janë Dua Lipa, Billy Idol. Stevie Nicks dhe Joan Je.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina