Connect with us

Kosova

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu kërkon hetim për NPB-në

Published

on

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka kërkuar hetim për Ndërmarrjen Publike Banesore.

Aliu këtë kërkesë e bëri lidhur me rrënimin e objektit në Lakrishtë, duke thënë se kësaj çështje duhet t’i shkohet deri në fund.

“Problemi është se Ndërmarrja Publike Banesore është publike dhe duhet ta përfaqësojë interesin publik. Pse kemi një NPB e cila abuzon me pronën publike nuk do thotë që ndërmarrjet publike abuzojnë në këtë vend. Në këtë kuptim i bie që ndërmarrja nuk është publike është private që e ka në mendje profitin. NPB nuk është as publike as banesore por një ndërmarrje private qe e ka ndërmend profitin. Ata e kanë vu në rrezik punëtorin. Janë marrë mostrat dhe janë nis në një laborator jashtë vendit të shikojmë a përbëjnë rrezik të lartë ekstrem si përshkruhet për azbestin, e nëse bënë kështu atëherë duhet të merret hetuesia”, tha Aliu.

Ai ka thënë se Drejtoria e Urbanizimit në Prishtinë edhe me ndihmën e inspektoratit dhe ministrisë duhet të shqyrtojë lejen e rrënimit të cilën e ka lëshuar sepse ajo bazohet në një plan rrënimi që nuk e përmend azbestin askund.

“Duhet ta shqyrtojnë seriozisht e ta anulojnë. Leja mjedisore dobët të tërhiqet mbrapsht njëjtë edhe me lejen ndërtimore. I jam drejtuar avokatit shtetëror duke kërkuar anulimin e aktit noterial. Komunës i bie të anuloj lejet që i ka lëshuar avokati aktit noterial. Agjencionit kadastral i kom shkruar për me tërheq. Kryetarit të komunës kryetarit të Kuvendit komunal dhe kuvendit komunal i kërkohet që të veprojë në përputhje të interesit publike e mbase me anulu komisionin e aksionarëve”, ka thënë ai.

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Kosova

Deri në orën 11:00 kanë marrë pjesë 8,24% e qytetarëve në votime

Published

on

Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Continue Reading

Kosova

Kurti: Qytetarët sot vendosin kush do të vendos

Published

on

Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës për zgjedhjet lokale.

Kurti tha se do të ketë bashkëpunim për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme, e ku edhe i inkurajoi qytetarët që të votojnë.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, tha Kurti.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina