Connect with us

Sport

Medaljet e fituara në Tokio 2020 të jenë ”zile” për shtetin e Kosovës

Published

on

”Zile” për shtetin e Kosovës i ka cilësuar medaljet e arta që sportistet tona i kanë fituar në lojërat olimpike “Tokyo 2020” , sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj.

Haxhija në një intervistë për kosovapress ka thënë se në çdo garë ku sportistët e Kosovës do të marrin pjesë do të kërkohet që të arrihen rezultate sepse është rritur standardi.

“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Ne edhe sa ishin Në Kosovë, para se të vinim në Lojërat Olimpike kemi thënë se Kosova do të fitojë medalje dhe nuk do të kthehet pa medalje dhe ajo doli, mirëpo edhe optimistët më të mëdhenj që e njohin sportin e sidomos lojërat olimpike, nuk kanë prit që Kosova do t’i fitojë dy medalje olimpike”

Haxhijaj është shprehur se ka ende shpresë, medalja e tretë do të ishte befasuese për të gjithë.

“Meqë ekipi jonë olimpik është shumë i përgatitur dhe ne në këto lojëra olimpike kemi ardhur me gjashtë norma olimpike. Nëse na vjen edhe ndonjë medalje olimpike, që t’i bëjmë tri, kjo do ta kompletonte het-trik për Kosovën që po ashtu do të ishte një rezultat befasues për mua dhe për shumë njerëz të tjerë“, ka thënë Haxhijaj.

Për Haxhijajn momentet e fitores së vajzave ka qenë emocion i papërshkrueshëm.

Ai shtoi se Kosova është e renditur e shtata në listën botërore, sa i përket shpërblimeve që shteti i iu jep sportistëve.

“Komiteti Olimpik i Kosovës është duke menduar që sërish t’i shpërblejë sportistët që kanë fituar medalje olimpike dhe që kanë marrë pjesë në lojërat olimpike dhe se si do të merret vendimi për këtë çështje, do të vendoset konsiderohet nga bordi ekzekutiv i KOK-ut.

Kosova në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” është përfaqësuar me 11 sportisë, e ku deri më tani ka arritur të fitojë dy medalje të arta, të cilat i fituan Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në sportin e xhudos.

Sport

James transferohet në Katar

Published

on

Ylli kolumbian James Rodriguez është larguar nga skuadra e Evertonit vetëm për t’iu bashkuar skuadrës nga Katari Al Rayyan, ku tani marrëveshja është kompletuar, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Lajmin pritet që ta konfirmojë edhe skuadra e Al Rayyan, e cila veçse ka publikuar një video të shkurtër të përgatitur për transferimin e Rodriguez.

Po ashtu, marrëveshja është arritur mes klubit nga Katari dhe Evertonit mbi pagat e James dhe agjentëve të tij.

Tani, James do të largohet nga futbolli evropian për t’iu bashkuar Al Rayyan, ku tani ka mbetur vetëm që marrëveshja të nënshkruhet nga dy palët dhe të kompletohet.

Continue Reading

Sport

​Liverpooli e konfirmon zgjerimin e kapacitetit të stadiumit “Anfield”

Published

on

Stadiumi “Anfield Road” do të zgjerohet që të përfshijë edhe 7.000 ulëse të reja, kështu duke e rritur kapacitetin e përgjithshëm deri në 61.000 ulëse.

Këshilli i qytetit të Liverpoolit dha “dritën e gjelbër” në qershor që “Anfield Road” të fillojë punimet, dhe sot “Të Kuqtë” e konfirmuan që zgjerimi do të fillojë zyrtarisht me një ceremoni në javën e ardhshme.

Punimet parashihen të përfundojnë para fillimit të sezonit 2023/24, pavarësisht se stadiumi do të vazhdojë të jetë në përdorim për ndeshjet e ardhshme.

Po ashtu, Liverpoolit i është dhënë e drejta që të mbajë deri në gjashtë koncerte dhe ngjarje të rëndësishme në stadiumi përgjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Continue Reading

Sport

Juventus në kërkim të Granit Xhakës

Published

on

Gjiganti italian, Juventus është në kërkim të futbollistit shqiptar Granit Xhakës.

Mediat italiane kanë raportuar se Juventus i ka ofruar Arsenalit një ofertë shkëmbimi, që mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Si shkëmbim për Xhakën, Juventus i ka ofruar Arsenalit futbollistin amerikan Weston McKennie.

Kurse, Xhaka së fundmi ka firmosur kontratën e re me Arsenalin, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2024.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina