Kosova
Më shumë se 5 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Published
4 months agoon
By
Enis Pllana
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktualisht në vend janë 5,118 raste aktive me koronavirus.
Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158,750 ndërsa që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë vdekur nga Covid-19, 2,994 persona.
Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 1,556 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
You may like
-
Më shumë se 4 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
-
Krerët e shtetit i qëndrojnë prapa punës së referendumit
-
QUINT-i, kërkon nga qeveria ta lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë
-
IKSHPK: Janë 42 raste me Omicron në Kosovë
-
Një i vdekur dhe 424 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
-
Më shumë se 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Kosova
Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
Published
4 months agoon
January 24, 2022By
Enis Pllana
Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit njofton se 17 mijë e 743 persona janë të infektuar me koronavirus në vend.
Derisa 458 ia kanë dalë betejës me virusin dhe 2 mijë e 957 raste të reja janë shënuar.
Kurse 1 person ka vdekur dhe janë zhvilluar rreth 12 mijë testime.
Kosova
Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
Published
4 months agoon
January 24, 2022By
Enis Pllana
Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.
Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.
Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Kosova
Pas rritjes së rasteve me Covid-19 sot diskutohen masat e reja
Published
4 months agoon
January 20, 2022By
Enis Pllana
Ditëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me Covid-19 në vend andaj pritet që të diskutohen edhe masat e reja.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2050 raste të reja pozitive. Kurse, aktualisht janë 7200 raste aktive.
Për sot është paralajmëruar një mbledhje e Komitetit ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.
Sipas KosovaPressit, ndër masat që pritet të merren është vendosja e orës policore në 22:00.

Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
