Connect with us

Lajmet

Mbillen 140 drunjë në Parkun Memorial në Velani

Published

on

Për një Prishtinë më të gjelbër në Parkun Memorial në Velani sot u mblodhën 140 drunjë. Mbjellja e këtyre pemëve u bë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Ministria e Financave në Austri e që vie në kuadër të programit “Green Energy”.

Sipas investitorëve gjithë kjo erdhi duke pasur parasysh ndotjen e mjedisit, e që përmes “Green Energy” po synohet rigjenerimi i energjisë.

Drejtor i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, tregoi se ky projekt ka pasur shumë sukses në kursimin e energjisë.

“Jemi këtu në parkun qendror të qytetit ku i kemi mbjellë 140 pemë të cilat po krijojnë një gjelbërim më të madh, qëllimi i saj është energjia e ripërtrirshme. Dhe kemi këtu një grand i cili mundëson për amvisëri dhe shtëpi, një hua e cila e lehtëson në masë të madhe siç është kjo për kursimin e energjisë. Dhe kemi investuar mbi 20 milionë euro për këtë projekt të cilat kanë pasur sukses në kursimin e energjisë në amvisëri. Duke pasur parasysh që ndotja e mjedisit është shumë e madhe atëherë edhe kjo është qëllimi i këtij projekti që të rigjenerohet energjia përmes ‘Green Energy’,” ka thënë ai.

Zv. Shefja e bashkëpunimit nga Zyra e Bashkimit Europian (BE),Hillien Francke, ka thënë se në bazë të këtij projekti kanë zgjeruar ngrohjen qendrore të “Termokos”-it në Prishtinë si dhe kanë përfunduar ndërtimin e biomasës në Gjakovë.

“Ne po mbjellim pemë sot, ky është një akt simbolik. Ne po përpiqemi ta bëjmë Prishtinën pak më të gjelbër, por qëllimi kryesor është sigurisht që ta bëjmë Kosovën më të gjelbër dhe ta ndihmojmë Kosovën të bëjë tranzicionin e gjelbër dhe kjo është në përputhje të plotë me agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Kjo është diçka që BE-ja po e mbështet dhe e financon si pjesë e planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor[…]Ne kemi zgjeruar ngrohjen qendrore përmes ‘Termokos’-it në Prishtinë, dhe sapo kemi përfunduar ndërtimin e impiantit të biomasës në Gjakovë, i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë. Por sot po flasim për projektin ku po investojmë në masat e Efiçiencës së Energjisë në ndërtesa, dhe ndërtesat faktikisht përbëjnë më shumë se 50 për qind të konsumit të energjisë në Kosovë. Dhe kështu ideja është që, duke ulur përdorimin e energjisë, ne ulim ndotjen e ajrit, dhe e bëjmë Kosovën një vend më të shëndetshëm për të jetuar”, potencoi ajo.

Kurse Zv.ambasadori i Austrisë në Kosovë, Martin Schaller, tregoi se Ministria e Financave në Austri për këtë projekt ka kontribuar me 5 milionë euro.

“Bërja e një qyteti më të gjelbër nuk mund të jetë kurrë një veprim i gabuar dhe jam shumë i lumtur që Austria po ndihmon vërtetë në këtë përpjekje[…]Jam shumë i lumtur të shoh që edhe Austria mund të kontribuojë në këtë fushë edhe këtu në Kosovë. Deri më tani Ministria austriake e Financave ka kontribuar me rreth 5 milionë euro për këtë nismë.Pra, më shumë se 1000 familje, siç kemi dëgjuar janë përfitues të këtij programi deri më tani, që do të thotë se mijëra tonë emetim CO2 janë shkurtuar”, deklaroi ai

Ndërkohë, drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari tha se përmes kësaj kampanje kanë arritur të mbjellin drunjë në qytet e cila ka ardhur si mbështetje e BERZH-it

“Përmes kësaj kampanje kemi arritur të mbjellin shumë drunjë të ri në qytet e kjo iniciativa e fundit ka ardhur si mbështetje e BERZH-it dhe partnerëve të saj e cila ka dhuruar 140 drunjë për Parkun Memorial në Velani, kjo për shkak se kjo zonë është më e zhveshur dhe e kemi parë të arsyeshme që të rritet numri i drunjtëve”, ka shtuar Hajdari.

Kosova

Kurti kërkon liberalizimin e vizave

Published

on

Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në një takim me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, Oliver Varhelyi.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se në Bruksel është biseduar për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit.

“Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takimin që i paraprinë mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

Kurti po ashtu është takuar edhe me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në takim, sipas Qeverisë, Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane. U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

Continue Reading

Lajmet

​Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Published

on

Kuvendi komunal i Prishtinës ka mbajtur mbledhjen inauguruese, ku u betuan kryetari i zgjedhur, Përparim Rama dhe asamblistët e rinj.

Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme.

Para pranim-dorëzimit të detyrës, u pa një përqafim i “ngrohtë” mes ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe Përparim Ramës.

Në legjislaturën e re të asamblesë komunale u panë të jenë gjithë këshilltarët komunal nga gjitha partitë politike, përveç ish kandidatit të LVV-së për kryetar, Arben Vitia.

Asamblistët e LVV-së, u betuan edhe para flamurit kombëtar, të cilin e kishin vendosur para tavolinave të tyre.

Continue Reading

Lajmet

“Prite n’Shesh”, aktiviteti nga Komuna e Prishtinës që fillon më 10 dhjetor

Published

on

Edhe këtë vit për festat e fundvitit Komuna e Prishtinës ka planifikuar aktivitete të ndryshme kulturore.

Komuna ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të organizohet aktiviteti “Prite n’Shesh”.

Sipas Komunës, ky aktivitet do të mbahet nga 10 dhjetori deri më 31 dhjetor.

Njoftimi i plotë i komunës:

Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n’Shesh!

Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021.

Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti.

Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan!

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina