Connect with us

Sport

Manchester United me fitore kundër Arsenalit

Published

on

Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Arsenal, e vlefshme kjo për xhiron e 14-të Premier Ligës angleze.

Manchester United fitoi me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Arsenalit.

Ishte skuadra e Arsenalit ajo e cila kaloi në epërsi e para, ku mesfushori Emile Smith-Rowe shënon në minutën e 13’ për 1:0.

Manchester United gjeti golin e barazimit përmes mesfushorit ofensiv Bruno Fernandes, i cili shënon në minutën e 44′ të ndeshjes për 1:1.

Pjesën e dytë më mirë e nisi skuadra e United, ku e gjeti golin e epërsisë në minutën e 52’ përmes Cristiano Ronaldos, i cili po ashtu shënoi golin numër 800 në karrierën e tij.

Dy minuta më vonë Martin Odegaard barazon shifrat për Arsenalin në 2:2.

Golin e fundit në ndeshje, të fitores për United dhe numër 801 në karrierë e shënoi ylli portugez Cristiano Ronaldo, duke ia siguruar tre pikët skuadrës së tij nga pika e bardhë në minutën e 70’.

Me pikët e reja, Manchester United ngjitet në vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 21 pikë të arkëtuara, dy më pak se kundërshtari i sotëm Arsenal që zë vendin e pestë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të Manchester United.

Sport

Fillon edicioni i “Australian Open”

Published

on

Turneu i parë grand slam në tenis “Australian Open”, ka filluar sot. Pas shumë ditëve zhurmë e politikë nëse duhej t’i lejohej tenistit numër  Novak Gjokoviq, pjesëmarrja edhe pa vaksinë anti-COVID, më në fund, skena ishte për vetë sportistët.

Në ditën e parë, debutuesi në këtë garë Sebastian Korda, bëri befasi të madhe, duke eliminuar me lehtësi bartësin e 12-të të turneut, Cameron Norrie me 3:0 në sete (6:3, 6:0, 6:4).

Amerikani në xhiron e dytë do të ndeshet me fituesin e meçit mes dy francezëve Corentin Moutet dhe Lucas Pouille.

Continue Reading

Sport

Shqipëria aranzhon një tjetër ndeshje miqësore

Published

on

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kuqezinjtë do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore në muajin mars.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja do të ballafaqohet me Gjeorgjinë më datën 29 mars dhe ky do të jetë ballafaqimi i 14-të ndërmjet këtyre dy vendeve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto, 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europiani e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Tre ditë para përballjes me Gjeorgjinë (26 mars), Shqipëria do të luaj kundër Spanjës, në një sfidë po ashtu me karakter miqësor.

Continue Reading

Sport

Gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar në Slloveni

Published

on

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të marrin 6 medalje në turneun ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë.

Turneu ndërkombëtar që u mbajt gjatë së dielës ishte për grupmoshat U12, U14, U16, U21.

Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.

Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21, nga të cilët 4 të artë, një i argjendtë dhe një i bronztë.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Të artë:

Dardan Cena -73 kg

Anes Veseli -100 kg

Fatjona Kasapi -57kg

Dëbora Gjakova -63 kg

I argjendtë:

Muhamedin Veseli -66 kg

I bronztë:

Rios Kuka +100 kg

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina