Connect with us

Bota

Lumi Eufrat drejt tharjes

Published

on

Lumi më i gjatë i Sirisë, Eufrati është drejt tharjes, duke lënë familje që banojnë krahas tij pa ujë. Grupet e shpëtimit dhe inxhinierë paralajmërojnë për një katastrofë me përmasa të mëdha.

Raportohet se niveli i ujit në diga është ulur duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për 5 milion sirianë që nga janari i këtij viti. Sikur të mos mjaftonte pandemia, kjo katastrofë sa vjen e thellohet gjatë kësaj periudha ku si për rrjedhojë kriza ekonomike është më e ndjeshme.

Lumi Eufrat ka një shtrirje rreth 2800 km përgjatë Turqisë, Sirisë dhe Irakut. Kjo thatësirë ka gati dy vjet që po ndodh teksa sjellë reduktimin e lumit shumë herë më tepër krahasuar me vite më parë. Burime zyrtare shqetësohen për këtë fenomen duke parashikuar se së shpejti reduktimi i tij mund të arrijë sa gjysma e shtrirjes që është aktualisht.

Tharja e lumit Eufrat ka një rëndësi të madhe për lindjen e civilizimeve. Madje, sipas disa vargjeve kuranore kjo katastrofë përcaktohet si një ndër shenjat paralajmëruese për fundin e botës.

Bota

Shkon mbi 6 milardë numri i të vaksinuarve

Published

on

Rastet e koronavirusit në nivel global kanë tejkaluar pragun prej 240 milionë, ndërsa në botë janë administruar deri më tani gati 6,6 miliardë doza vaksinash.

Kjo është përllogaritja e universitetit ”Johns Hopkins”. Sipas universitetit amerikan, që nga fillimi i pandemisë infeksionet e konfirmuara janë 240 055 011.

Në të njëjtën kohë, dozat e vaksinave të ndryshme antiCovid-19, të administruara në të gjithë botën arritën në 6 586 889 051.

Continue Reading

Bota

NASA fillon misionin për të studiuar asteroidet e Jupiterit

Published

on

NASA nisi të shtunën misionin e parë të saj, për të studiuar asteroidet e planetit Jupiter të quajtura Trojan, dy grupe të mëdha shkëmbinjsh hapësinorë, që shkencëtarët besojnë se janë mbetje të materialit fillestar nga i cili janë formuar planetet që ndodhen më larg diellit.

Sipas NASA-s sonda hapësinore e quajtur Lucy u nis nga Stacioni i Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida mëngjesin e së shtunës. Misioni i Lucy-t do të zgjasë 12 vjet dhe do të studiojë një numër rekord asteroidesh. Ky është misioni i parë që eksploron “Trojanët”, mijëra objekte shkëmbore që rrotullohen rreth diellit në dy grupe, njëri prej të cilëve ndodhet përpara planetit gjigant të Jupiterit dhe tjetri pas tij.

Asteroidët Trojan, më të mëdhenjtë që njihen deri tani, e të emërtuar pas luftëtarëve të mitologjisë greke, besohet të kenë një diametër prej 225 kilometrash. Shkencëtarët shpresojnë që misioni nga afër i Lucy-t do të ofrojë të dhëna të reja mbi mënyrën se si u formuan planetet e sistemit diellor rreth 4.5 miliardë vite më parë dhe se si u krijua konfigurim i tyre i tanishëm.

Sipas NASA-s asteroidet madje mund të ofrojnë njohuri të reja mbi origjinën e materialeve organike dhe jetën në Tokë. NASA tha gjithashtu se në historinë e eksplorimit të hapësirës ky është misioni i parë shkencor i planifikuar për të studiuar një numër kaq shumë të madh objektesh të ndryshme që rrotullohen në mënyrë të pavarur rreth diellit.

Continue Reading

Bota

Shërohet Bill Clinton, pritet rikthimi i tij në shtëpi

Published

on

Të shtunën në mëngjes, Hillary Clinton ishte pranë ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në spitalin ku po shërohet për një infeksion.

Clinton është mirë dhe do të lirohet së shpejti nga spitali në Kaliforni, tha presidenti amerikan Joe Biden.

Biden tha gjatë një fjalimi se ai kishte folur me Clinton dhe se ‘ishte mirë’.

“Ai nuk është në gjendje të rëndë. Do të dalë së shpejti, nesër apo pasnesër”, tha më tej Biden.

Clinton, 75 vjeç, u pranua të martën me një infeksion që nuk kishte lidhje me COVID-19, tha zëdhënësi i tij. Ai kishte një infeksion urologjik që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut, por ai është në shërim dhe kurrë nuk kaloi në shok septik, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina