Connect with us

Life

Lista e të famshëm që dëshirojnë të shkojnë në hapësirë

Published

on

Ekziston një listë e gjatë me njerëz të pasur që duan të shkojnë në hapësirë, me një biletë. Sipas regjistrimeve të kompanisë, rreth 600 njerëz nga 58 vende kanë rezervuar bileta me vlerë deri në $250,000 për të qenë në valët e para të turistëve në hapësirë.

Besohet se pjesë e listës janë të famshëm si Leonardo DiCaprio, Tom Hanks, Brad Pitt, Angelina Jolie, Russell Brand, Lady Gaga, Katy Perry, Justin Bieber, Kate Winslet, Rihanna dhe Ashton Kutcher.

Numri i rezervimeve aktuale është mbajtur relativisht i qëndrueshëm që nga viti 2014 kur SpaceShipTwo u rrëzua në shkretëtirën Mojave, duke plagosur pilotin dhe duke vrarë bashkëpilotin. Disa mbajtës të biletave kanë pritur më shumë se 15 vjet për të marrë fluturimet e tyre.

Virgin Galactic vlerëson vlerën e depozitave në 80 milion dollarë, dhe ish-CEO, George Whitesides tha se ai pret që turizmi hapësinor të sjellë 10 deri në 15 miliardë dollarë në ditë

Life

Disa nga qytetet dhe fshatrat më të bukura të Gjermanisë

Published

on

Gjermania është një nga vendet që ka mjaft hapësira të bukura, si brenda qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Mediumi i njohur Guardian ka listuar vendet më të bukura të Gjermanisë, të cilat ja vlen që të vizitohen.

Banja e Pyllit të Zi

Pamje alpine dhe një plazh, pranë Mynihut

Trashëgimia e Luterit, pranë Berlinit

Në malet Harz, Saksonia e Poshtme

Magjia mesjetare, Bavaria veriore

Continue Reading

Life

Kim Kardashian, po sjell diçka trendi

Published

on

Kim Kardashian njihet për stilin e saj unik dhe “shik”, si dhe aq i rrezikshëm sa për të guxuar kur bëhet fjalë për modën e re. Ylli i “KUWTK” postoi mbrëmjen e djeshme një pamje ku shihej e gjitha e veshur me të zeza teksa ra në sy aksesori më i veçantë i saj. Syzet e mëdha me skeletin e mbuluar tërësisht nga pellushi duket se do të kthehet shumë shpejt në një trend.

Por, Kim nuk u mjaftua vetëm me këtë detaj prej pellushi pasi dhe çantën e saj e përzgjodhi po me këtë material. Një veshje tepër luksoze ashtu siç i përshtatet një ikone mode si Kim Kardashian. Menjëherë komentet vërshuan duke e përgëzuar atë për pamjen në fjalë. Por, nuk muguan as komentet “pikante” nga ndjekësit.

Disa prej tyre e komentuan veshjen e Kim si të përshtatshme për një ceremoni funerale. Ndërsa, disa të tjerë aluduan se ylli i “KUWTK” sapo na prezantoi me veshjen e saj për Halloween për këtë vit.

Continue Reading

Life

Vendet që prodhuan më së shumti kafe

Published

on

Kafja është një nga pijet më të përdorura në botë andaj prodhimi i saj ka mjaft rëndësi.

Në fund të vitit 2020, dhjetëshja e vendeve që prodhuan më tepër kafe përbënë 87% të aksioneve të këtij produkti në bursë.

Më poshtë do të gjeni listën e vendeve që prodhojnë më tepër kafe në botë si dhe të ardhmen e kësaj industrie gjigante.

Brazili për momentin zë vendin e parë duke prodhuar 63.4 milionë kilogram vetëm në vitin 2020.

Sipas Organizatë Ndërkombëtare të Kafesë, në 2020 u prodhua një total prej 169.6 milionë thasësh 60-kilogramësh.

Lista e 20 vendeve që prodhuan më tepër kafe:

Brazili

Vietnami

Kolumbia

Indonezia

Etopia

Honduras

India

Uganda

Meksika

Peru

Guatemala

Nikaragua

Cote d-Ivoire

Kosa Rika

Tanzania

Kenia

Papua Nju Guineja

Laos

El Salvador

Tailanda

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina