Connect with us

Prishtina

Lagjet e Prishtinës që do të mbesin sot pa ujë

Published

on

KRU Prishtina ka njoftuar se sot disa lagje të Prishtinës do të kenë reduktime të furnizimit me ujë, shkaku i amortizimit të linjave.

Nga ujësjellësi është njoftuar se do të ndërpritet uji për të ndihmuar ndërhyrjen e ekipeve të mirëmbajtjes.

Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin lagjja “Pejton”, lagjja “Dardania” pjesërisht, një pjesë në lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” në lagjen “Arbëri”, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes “Kalabri” në rrugën “Tahir Zajmi”.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama shërohet nga Covid-19

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Rama ka shkruar në Facebook se sot ka dalë në zyrë, pasi ka rezultuar disa herë negativ.

“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhet kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Published

on

Fehmi Kupina nga LDK-ja është zgjedhur kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës në raundin e tretë të votimeve, me 25 vota për.

Kupina mori përkrahjen edhe të nëntë asambleistëve të PDK-së dhe një të Nismës e Lëvizjes për Bashkim.

Në dy raundet e para Kupina dështoi që të zgjidhet në krye të asamblesë pasi që kishte marrë vetëm 25 vota, e ku ishte e nevojshme të kishte 26.

Por, në raundin e tretë arriti të zgjidhet me 25 vota pasi që mjaftonin për zgjedhjen e tij votat e shumicës votuese.

Në sallë kanë qenë të pranishëm 42, prej tyre kanë votuar 25 asamblistë dhe të gjithë pro kandidaturës së Kupines.

Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti. 

Continue Reading

Lajmet

​Alarm për mjete shpërthyese në stacion të autobusëve në Prishtinë

Published

on

Një person përmes një telefonate anonime tha se ka vendosur një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Për çka policia ka evakuuar qytetarët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tregoi për KP se pas kontrolleve nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tregoi Ahmeti. 

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina